Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka anuluar pjesëmarrjen e tij në një takim që do të zhvillohet më 3 mars në Zagreb.
Ministri do të takohej me homologët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Europës Jug-lindore.
Dikasteri i drejtuar nga Daçiç tha se vendimi është marrë pas deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm kroat, Davor Stier, kundër parimeve themelore për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për promovimin e bashkëpunimit rajonal.
Ministri serb i është referuar edhe celebrimit në Kroaci të lumturimit të kardinalit Alojzije Stepinac, i akuzuar nga Beogradi për krime lufte dhe mbështetje të regjimit kroat gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sakaq pas kritikave të Daçiç, shefi i diplomacisë kroate ka mbyllur çdo rrugë komunikimi me homologun serb.
“Kroacia synon të vazhdojë mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe të ruajë një kanal komunikimi me Beogradin, por kjo është e pamundur me ministrin Daçiç”, ka deklaruar ministri Stier.