Një operacion antidrogë çoi në arrestimin e dy shqiptarëve në Como të Italisë dhe në sekuestrimin e më shumë se 10 kg heroine.
Media italiane raporton se shqiptarët dhanë deklarata kontradiktore kur u ndaluan nga një patrullë policie, çka bëri që kjo e fundit të kontrollonte automjetin e tyre, ku u gjet dhe droga.
Në pranga ranë pasditen e djeshme, dy shtetasit shqiptarë me iniciale M.G. dhe L.I.
Droga ishte e ndarë në 19 pako. Pjesa më e madhe e saj ishte fshehur në kroskotin e automjetit. Autoritetet italiane punuan deri në mesnatë për nxjerrjen e drogës na kroskoti.
Shqiptarët janë dërguar në burgun e Como-s.
Përshtati: Boldnews