Zbulohen detaje të reja lidhur me të arrestuarit e tre ditëve më parë nga Policia e Tiranës, pjesë e një rrjeti prostitucioni në kryeqytet. Pjesë e këtij rrjeti ishin katër taksist, një polic dhe dy vajza që rekrutonin prostituta, Ambra I. dhe Fllanxe A.
Mësohet se shtetësja Ambra I. ishte një emër i njohur për Policinë. Në janar të 2016-s ajo është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishte pjesë e një grupi që ofronte shërbime eskort dhe prostitucion në Tiranë dhe në Elbasan.
Report TV ka siguruar vendimin e Gjykatës së Tiranës i cila e ka dënuar Ambra.I me 10 muaj burg. Në këtë vendim thuhet se Ambra.I bashkë me një shoqen e saj e njohur me emrin “Kristi” është takuar me dy turqit biznesmenë M.O dhe S.K në një lokal në qendër të Tiranës. Të katër personat sipas vendimit të Gjykatës, pasi kanë rënë dakort për pagesën kanë shkuar në një hotel në periferi të Tiranës.
Sipas hetimeve që kishte bërë Policia e Tiranës në atë kohë Ambra I. punonte si eskortë, ndërkohë që shumica e klientëve e kontaktonin vet atë. Në atë kohë ajo merrte deri në 15 mijë lekë të reja për shërbimet që ofronte. Por pasi është dënuar me burg Ambra I. është bërë përsëri pjesë e një rrjeti prostitucioni. Në këtë rast ajo bënte rekrutimin e vajzave të reja, duke u premtuar fitime më shumë se 1 mijë euro në muaj.
Në këtë rast Ambra.I bashkëpunoi me 4 taksistë, të cilët bën transportimin e vajzave në hotele.