Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Gjovalin Loka zbulon detaje të grabitjes duke deklaruar se automjetet që kanë transportuar paratë kanë qënë të BKT dhe jo të kompanisë private.
I ftuar në emionin Opinion, oficeri Loka deklaroi se BKT kishte lidhur një kontratë me kompaninë private, ndërsa kjo e fundit i kishte blerë automjetet bankës ndërsa do t’i ofronte vetëm shërbimin e punonjësve.
Pra automjetet janë marrë si të mirëqena nga kompania e sigurisë “Oktapus” që janë të blinduara dhe në gjendje për të kryer transportin e vlerave monetare. Ky është rasti i parë që një bankë blen automjete të blinduara dhe më pas kontrakton një kompani private.
Në rastin e grabitjes së Rinasit, sipas hetimeve të policisë, këto makina nuk kanë qënë të blinduara, nuk kanë patur goma të përshtatshme, nuk kanë funksionuar kamerat e sigurisë si dhe xhamat e “blinduar” janë thyer nga plumbat.
Banka Kombëtare Tregtare ia ka besuar kontratën e transportit të parave firmës Oktapus, me pronar Spiro Kane.
Por kompania private “Oktapus” ka kryer shkelje pasi transportimin e parave drejt Rinasit nuk e ka kryer ajo, por ka kontraktuar një kompani tjetër “Jaguar Security” me pronar Fatmir Gabi.
Zoti Gabi, ka qenë ditën e djeshme në takimin që Saimir Tahiri, ministri i brendshëm zhvilloi me drejtuesit e kompanive private, ku theksin e vuri pikërisht te mënyra sesi duhet të operojnë, dhe duke përmendur edhe skandalin e vjedhjes së parave të bankës një vit më parë në Rinas.
Eshtë policia që po merret me zbërthimin e rrjetit dhe mekanizmit, ndërkohë që nuk do të mbeten pa u penalizuar edhe firmat që kanë operuar në këtë drejtim.
Nga Boldnews.al