Kreu i Grupit Parlamentar të LSI¬së, Petrit Vasili i ftuar në “Opinion” përballë Blendi Fevziu ka shpjeguar deklaratën “paralajmëruese” për deputetët e LSI¬së që të kenë kujdes mos u fut drogë në makinë. Ai e ka mohuar një gjë të tillë. I ngacmuar nga Blendi Fevziu, i cili e pyeti nëse “është e vërtetë se keni lënë biçikletën për të lëvizur me makinë për të shmangur futjen e drogës”, ai dha këtë përgjigje: “Nuk kam bërë një argument të tillë. Po të kisha një qëndrim të caktuar do ta kisha bërë publik.”
Përsa i përket deklaratës së Luan Ramës bërë dy ditë më parë kur tha se, kishte dy zgjedhje ose shkarkimin e Manjanit ose shkarkimin e Ramës. Vasili u shpreh se deklarata ishte se pas konfliktit mes Manjanit dhe Ramës prevalon propozimi i Kryeministrit si drejtues i qeverisë. I pyetur nëse qëndrimet e ish¬ministrit të Drejtësisë janë qëndrime të LSI, Vasili tha se ato janë qëndrime personale.
Për kanabizimin e vendit, Vasili tha se ka një shqetësim që nuk është më i lokalizuar por ka marrë edhe shqetësimin e mediave botërore.
“Është një problem që duhet t’i dalim ballas, nuk mund t’i ikim problemit”, tha Vasili. I pyetur mbi deklaratën “paralajmëruese”