Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin e Prishtinës në përkrahje të Ramush Haradinajt. “Indeksonline” raporton se protesta është e qetë, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i lartë.
Për momentin protestuesit po qendrojnë te statoja e Skenderbeut pranë Qeverisë së Kosovës ku po kërkojnë që sa më shpejt të bëhet lirimi i Gjeneralit të Uçk-së dhe të kthehet në Kosovë, raporton media kosovare.
Haradinaj ndodhet në Francë, në liri me kusht, deri në fund tëprocesit lidhur me lëshimin e urdhër-arrestit serb. Beogradi e akuzon Haradinajn për krime lufte. Por Haradinaj ka marrë pafajësinë në tribulanin e Hagës, lidhur me akuzat.