KRYESORE

Shqipëria vijon “pikiatën” në klasifikimin e FIFA-s, humbet dy vende

kombetarja

Vazhdon rënia në klasifikimin e FIFA-­s për kombëtaren shqiptare të futbollit.

Ekipi shqiptar pas afro 1 viti e gjysmë e sheh përsëri veten jashtë 50 ekipeve më të mira në këtë renditje.

Ekipi i drejtuar nga De Biazi ka humbur dy pozicione gjatë muajit të fundit, duke kaluar nga vendi i 49­-të, në atë të 51-in.

Kombëtarja shqiptare parashikohet të humbë pozicione të tjera, pasi do të kalohet nga disa vende afrikane që luajnë në Kupën e Kombeve gjatë muajit janar dhe fillimit të shkurtit.

Edhe përfaqësuesja e Kosovës ka humbur një pozicion në renditjen e muajit janar, duke qëndruar tani në vendin e 166­-të në botë.

Në krye të klasifikimit është Argjentina, e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top