KRYESORE

Anijet me karburant kontrabandë në Durrës/ Kush është politikani shqiptar që i telefonoi ish-ministri grek?

Historiani dhe diplomati i njohur Pëllumb Xhufi ka rrëfyer një episod të vitit 1997, kur ish-ministri grek Theodhoros Pangallos ndërhyri te autoritetet shqiptare për tri anije greke kontrabandë të kapura në Portin e Durrësit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” historiani shprehet:

“Më vjen në mend një episod domethënës i vitit 1997, kur në Portin e Durrësit u kapën nga shërbimi doganor europian tri anije cisternë greke, të ngarkuara me karburant, që përpiqeshin ta kalonin mallin kontrabandë.Çuditërisht, zoti Pangallos ka pasur një reagim të egër, të ashpër, kërcënues që ato tri anije të mos zhdoganoheshin dhe sipas shtypit të kohës, ushtroi presione të forta mbi politikanë të caktuar shqiptarë. Unë nuk di të them nëse ato tri anije u lanë të kalonin pa u zhdoganuar apo jo, por di të them se ato ishin programuar të hynin kontrabandë në Shqipëri dhe për to kishte interes direkt vetë z. Pangallos e ndonjë mik i tij në Shqipëri”.

Xhufi në intervistë i cilëson antishqiptare qëndrimet e ish-ministrit Pangallos të frymëzuara nga “Megali Idea”.

Ai madje jep arsyet pse Greqia nuk e heq Ligjin e Luftës me Shqipërinë, ndërsa i cilëson halucinacione senile pretedimet e Pangallosit i cili sheh rolin e Turqisë në kërkesat e kryeministrit Rama për çështjet që kërkojnë zgjidhje mes dy vendeve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top