AKTUALITET

Deputeti i PS kërkon hetimin e frimave që mirëmbajnë rrugët

bore

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka kërkuar hetim të firmave private që kanë për detyrë të mirëmbajnë rrugët.

Në një status në adresën e tij në Facebook, nisur nga bllokimi i rrugëve në veri të vendit, Ndreu thotë se kompanitë nuk kanë hedhur asnjë gram krikë në rrugë edhe pse janë paguar me paratë e taksapaguesve.

Statusi i plotë:

Të hetohen e penalizohen firmat e pastrimit të rrugëve, sidomos ne akset qe lidhin Pukën me Kukësin e Tropojën. Kane marrë lekët e taksapaguesve dhe kanë lejuar bllokimin e rrugëve duke mos hyrë në kohë me borëpastruese.

Nuk kanë hedhur asnjë gram kripe e asgjë! Nuk do lejoj këtë sjellje turpi e te papërgjegjshme të këtyre kompanive qe nen hundën tonë bëjnë ça ju do qejfi, kur njerezi rrezikojnë jetën rrugëve nacionale nga bllokimi.denoncimi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top