HI-TECH

Samsung Galaxy S8 edhe si minilaptop

Për t’u ngritur nga rënia e shkaktuar nga problemet e Samsung Note 7, pajisja që u tërhoq nga tregu në vjeshtë pas rasteve të përsëritura të marrjes flakë të baterisë, “Samsung” do të jetë gati të na habisë me “Galaxy S8”, që pritet të hidhet në treg në fund të muajit shkurt.

Sipas disa të dhënave, smartfoni do të ndihmojë edhe në botën e biznesit, duke premtuar rritjen e produktivitetit me aftësinë për ta kthyer telefonin tuaj në një minikompjuter.

Ky model i “Samsung”-u do të mund të lidhet me një monitor, maus dhe tastierë.

Në përshkrimin e pajisjes thuhet: “Samsung Desktop Experience. Next Mobile Workspace” (Përvoja me Samsung Desktop. Celulari i ardhshëm në vendin e punës – shën. i përkth.).

Risia është tashmë pjesë e “Samsung”-ut, por një tipar i ngjashëm është tashmë i pranishëm në sistemin “Microsoft” dhe bëhet fjalë për “Continuum”, q0235 në fakt bën të mundur që të përdoret një smartfon i tipit “Windows Phone” si një kompiuter që lidhet me një monitor, maus dhe tastierë.

Prezantimi i “Galaxy S8” pritet të bëhet më 26 shkurt, ditën kur është planifikuar evenimenti “Unpcked” nga kompania koreanojugore e celularëve, në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top