Zbulohet pasuria e “Eskobarit të Ballkanit”, restorante, agjensi udhëtimi e karburante

Identifikohen pasuritë e Klement Balilit, njohur ndryshe si “Eskobar i Ballkanit” dhe personit më të kërkuar nga policia shqiptare. Aktualisht prokurorët e Task Forcës pranë Krimeve të Rënda po identifikojnë pasuritë dhe llogaritë e tij bankare për t’ju drejtuar më pas Gjykatës me kërkesën për sekuestro konservative deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Kjo për shkak se ndaj Balilit është regjistruar edhe një hetim i dytë sipas ligjit “Antimafia” për pasuritë e 43vjeçarit, i cili tashmë jeton në arrati.

Pasuria e “Eskobarit të Ballkanit” mendohet të kapë shifra marramendese por siç mëson ekskluzivisht “BalkanËeb” në emrin e tij janë rregjistruar në Shqipëri vetëm dy biznese që në fakt kanë një aktivitet të shtrirë në shumë fusha.
Konkretisht në 18 janar 2010, ai ka regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Bizneseve hapjen e një restoranti, respektivisht në Ksamil shumë pranë rrugës nacionale “Sarandë¬Butrint” në një godinë 3 katëshe, afërsisht 18 kilometra pranë Parkut Kombëtar të Butrintit.

Siç raporton “BalkanWeb”, Balili është 100% aksioner apo i thënë ndryshe pronari i vetëm i këtij restoranti, fakt që del për herë të parë. Ky biznes figuron ende në pronësi të Balilit dhe ndryshe nga sa është përfolur në media ndaj tij nuk figuron asnjë vendim për sekuestro.
Ky biznes figuron ende në pronësi të Balilit dhe ndryshe nga sa është përfolur në media ndaj tij nuk figuron asnjë vendim për sekuestro.

Biznesi i dytë i regjistruar po në emrin e tij është firma “Montana”, e cila ka në fokus kryesor të veprimtarisë së saj tregëtinë me shumicë dhe pakicë të karburanteve, lëndëve djegëse dhe nënprodukteve të tyre.
Pranë QKR¬së, Balili ka regjistruar të drejtën e kësaj kompanie edhe për të organizuar transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave të tyre, thënë ndryshe, një agjenci të mirëfilltë udhëtarësh. Balili është gjithashtu 100% aksioner i kësaj kompanie e cila është themeluar në 30 qershor 2008 dhe ka regjistruar aktivitetin deri në 30 qershor të vitit 2058.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here