Arrestohet 18-vjeçari, vidhte atlete dhe rroba në një qendër tregtare në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrance një 18-vjeçar, nga Durrësi, pasi është kapur duke vjedhur veshmbathje në një qendër tregtare.

Shtetasi me iniciale Xh.L. u kap duke vjedhur një palë atlete, një bluzë dhe një palë pinca.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, një palë atlete, të dyshuara të vjedhura, një bluzë, të dyshuara të vjedhura si dhe një palë pinca me të cilat ka bërë të mundur heqjen e Chipi-t të sendeve të vjedhura.

Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas gjithashtu dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 21.11.2016, në rrugën “Studenti”, ku ka vjedhur banesën e shtetases N. M.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *