Policia e Vlorës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime në trup babait të tij.
Në pranga përfundoi Armando Mustafa, banues në Vlorë. Sipas bluve të qytetit bregdetar, arrestimi i tij erdhi pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit Q.M., 53 vjeç, të cilin e ka goditur me grushte duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime në trup.
Policia deklaroi se dyshohet që dhuna e ushtruar nga ana e të birit ka qenë nën efektin e pijeve alkalike, veprime këto të cilat i ka përsëritur edhe më parë, sqaron policia.
Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Dhunë në familje”.