Putin i jep nënshtetësinë ruse aktorit të famshëm amerikan Steven Seagal

Presidenti Vladimir Putin i ka dhënë nënshtetësinë ruse aktorit të famshëm amerikan Steven Seagal. Lajmi është bërë i ditur nga Kemlini.

Marrëdhënia ideologjike mes aktorit amerikan dhe liderit rus, vazhdon prej kohësh. Në të shkuarën Seagal kishte mbrojtur politikën e qeverisë ruse, përfshirë dhe aneksimin e gadishullit të Krimesë në vitin 2014, duke thurur lavde për Putinin: “Është një nga liderët më të mëdhenj botërorë, e konsideroj një mik dhe dua ta konsideroj si vëllain tim”.

Në vitin 2014, në një intervistë në të përditshmen qeveritare “Rossiskaia Gazeta”, kampioni i arteve marciale e kishte përshkruar si “shumë të arsyeshme dëshirën e Putinit për të mbrojtur shtetasit me kombësi ruse në Krime, shtëpitë e tyre dhe bazën ruse në Sebastopoli”. Protagonisti i filmave si “Sfida mes akujve” dhe “Kurth në det të hapur”, kishte kritikuar edhe SHBA-të pas paralajmërimeve verbale të  Obamas drejt Moskës në lidhje me rregullat ndërkombëtare.

Seagal kishte kritikuar hapur politikën amerikane në Ukrainë si “idiote”, duke mos përjashtuar asokohe të ndiqte shembullin e kolegut francez Gerard Depardieu për të kërkuar nënshtetësinë ruse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here