Kryebashkiaku Erion Veliaj u është përgjigjur të gjithë atyre që “urrejnë” pallatet shumëkatëshe të ndërtuara apo që po ndërton në Tiranë.
Teksa po prezantonte detaje të planit urbanistik të Tiranës, Veliaj tha se në kushtet që ndodhemi, duhet të mendojmë çfarë kemi të kufizuar, dhe sipas tij, midis ajrit dhe tokës ajo që na mungon është toka.
“Ka shumë njerëz që thonë, unë i urrej kullat. Nëse kemi 500 metra katrore, a nuk është më inteligjente të përdorim vetëm 100 metra katrore dhe ta bëjmë 10 katësh, pasi ajër kemi, hapësira s’kemi. Më mirë shko sipër dhe na liro tokë ku të luajnë fëmijët, ku të zhvillohen hapësira publike.”- deklaroi kryebashkiaku Veliaj.
Plani urbanistik i Tiranës do të kalojë në nëntor në këshillin Bashkiak dhe KKT.