Në ngjarjen e sotme në Rrëshen ku mbeti i vrarë drejtori i OSHEE për veriun Saimir Jaku, mësohet se ka mbetur i plagosur edhe një person.
Sipas policisë vendore, i plagosuri Gjergj Prenga, 50 vjeç gjendej në të njëjtën tavolinë me viktimën.
Pas plagosjes ai është dërguar për ndihmë të specializuar në Spitalin Qendror Universitar të Traumës në Tiranë.
Saimir Jaku, drejtor i tensionit të lartë pë veriun u ekzekutua sot në një loka në qendër të qytetit të Rrëshenit nga 2 persona të maskuar. Dyshohet se vrasja e tij ka të bëjë më çështje të vjetra droge.