Jamie Dornan tërhiqet nga “50 Shades of Grey”

Aktori Jamie Dornan do të jetë në serinë e tretë dhe të fundit të “Fifty Shades of Grey”, por ai ka sqaruar se nuk do të jetë në serinë e katërt të filmit, nëse do të ketë një të tillë.

Ylli irlandez sapo ka përfunduar xhirimet e “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”, por është i vendosur të mos jetë më pjesë e këtij filmi.

“Kemi përfunduar xhirimet e dy filmave dhe e mbylla me kaq. Heq dorë përfundimisht nga ‘Fifty Shades’”, ka thënë ai për The Sun, transmeton TCH.

Pavarësisht se Dornan arriti kulmin e suksesit me rolin e tij si Christian Grey duket se 34-vjeçari është i vendosur të heqë dorë nga ky personazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *