Fermeri kuksian i bën dhuratë lopën e sëmurë ministrit Panariti: Vaksinuan me një age gjithë kafshët

Një fermer nga Shtiqeni i Kukësit kërkoi ndihmë për bagëtitë e sëmura, por shërbimi shtetëror veterinar nuk iu përgjigj.

Për këtë arsye ai vendosi që lopën e tij të sëmurë nga Dermatoza Nodulare ta lidhë në ambientet e Drejtorisë së Bujqësisë së Kukësit.

Teksa foli për mediat, fermeri tha se kishte kërkuar ndihmë për rreth një muaj nga shteti, por vaksinimi i lopës u krye vetëm para një jave duke e lënë sëmundjen të përparonte. Ndaj ai kishte menduar që lopën t’ja conte dhuratë ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.

Vaksinimi madje tha ai iu bë të gjitha bagëtive të fshatit me një age te vetme, shkruan abc News.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *