Berat, u kapën me 2 kg marijuanë, arrestohen 4 të rinj

BERAT– Katër persona janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga policia e Beratit, pasi u kapën me 2 kilogramë marijuanë. Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin tip “Benz”, me targë AA 815 JZ.

Të arrestuar nga policia janë shtetasit Amarildo Muhametanji, 21 vjeç, Xhulian Dhembo, 24 vjeç, Klevis Sulko, 19 vjeç, dhe Nertil Hoxhaj, 29 vjeç.

Shtetasit dyshohet të jenë shpërndarës në Berat e Urë-Vajgurore, si dhe ka dyshime se janë kultivues të dy parcelave me kanabis. Arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi 3-mujor të policisë.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *