Hapat se si ta qetësoni lëkurën e djegur nga dielli

Të gjithë e kuptojmë rëndësinë e kremit mbrojtës, por dëshira për t’u nxirë është me e madhe se kujdesi që duhet të tregojmë ndaj lëkurës.

Mendojmë se brenda ditës do të marrim ngjyrën çokollatë si modelet nëpër kopertina revistash, por në mbrëmje para pasqyrës shikojmë se thjesht jemi skuqur më shumë se që duhet. Ndërsa dëmtimi nuk mund të zhbëhet (fatkeqësisht), ekzistojnë mënyra të cilat do ju qetësojnë dhimbjet dhe do të përshpejtojnë procesin e shërimit

Sapo të ndjeni se lëkura juaj është djegur duhet të merrni një pilulë anti-inflamatore si ibuprofen ose aspirina. Kjo do t’ju qetësoje dhimbjet, do të ndalojë përhapjen e inflamacionit dhe skuqjen e mëtejshme.

Nëse mundeni të laheni në një vaskë hidhni në të një gotë më tërshërë. Kjo është një mënyrë mjaft efektive që lufton dhimbjet dhe rrjepjen e lëkurës.

Dielli than lëkurën tuaj duke larguar lagështirën, kështu që sigurohuni që gjatë ditëve kur lëkura jauj është e djegur ta hidratoni më shumë se zakonisht.

Përdorni kompresa

Provoni të përdorni një kompresë të ftohtë me ajkën e qumështit. Mund të lyheni gjithashtu me të bardhën e vezëve ose të qetësoni lëkurën tuaj me kompresa të çajit jeshil. Proteinat e qumështit dhe të bardhës se vezëve qetësojnë djegiet, ndërsa çaji jeshil ul inflamimin.

Luftoni dëmtimin e diellit duke pirë shumë ujë dhe duke ngrënë fruta si shalqi, nektarina pjepër, ose rrush./Living.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here