Kallashi: ‘Nuk do tund më të pasmet, do martohem shumë shpejt”

“Do të martohem vitin që vjen”, rrëfen Kallashi, teksa na zbulon edhe detaje të tjera në lidhje me djaloshin që i ka fituar zemrën. Në një intervistë për “Bluetooth” Kallashi rrëfen se planet për martesë janë shumë të afërta.

Kallashi, një foto e jotja në rrjetet sociale ka zgjuar thashethemet se i ke dhënë fund beqarisë dhe je fejuar. E vërtetë?

Jo, thjesht doja të provoja atë ndjesi. E provova çfarë donte të thoshte, por nuk është asgjë (qesh). Doja të bëja shaka.

Je e dashuruar, apo e lidhur me djalin në foto?

Jo!

Megjithatë, ke plane të afërta për fejesë?

Jo, do të martohem menjëherë.

Kur mendon se është koha më e përshtatshme për t’u martuar?

Do të martohem shumë shpejt.

Do heqësh dorë nga kërcimi për të krijuar familje?

Do punoj edhe këtë vit dhe jo më.

Kur e keni parashikuar ceremoninë e martesës?

Vitin që vjen.

Cili është djali fatlum që të ka rrëmbyer zemrën?

Është një djalë nga Kosova, është 25 vjeç dhe biznesmen. Nuk mund të flas më shumë për të, por ai jeton në Zvicër.

Kallashi, je përfolur më herët për lidhje me politikanët. Ke pasur flirt me ndonjë prej tyre?

Jo dhe as që e mendoj të lidhem me dikë nga politika. Nuk kam nevojë për politikanë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *