Një ditë pas publikimit në rrjetet sociale të 2 videove horror ku një i ri nxiste qenin e tij të racës Pitbull të shqyente 2 qenë komunitar ka ardhur edhe reagimi nga ana e policisë së Vlorës.
Zyrtarisht bëhet e ditur se policia e Vlorës ka identifikuar dhe shoqëruar shtetasin B.H., 17 vjeç, banues në fshatin Kocul, Bashkia Selenicë, pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve të përleshjes mes 2 qenve.
Policia lokale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë po kryen gjithë veprimet proceduriale përkatëse.