Protesta e çamëve përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme është shoqëruar me përplasje me policinë pasi mendohet se deputetja Mesila Doda është shtyrë.
Ministri Bushati ka dalë jashtë zyrës së tij në Ministrinë e Jashtme për të diskutuar me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Ministri zbriti shkallët e zyrës duke marrë shkas nga përplasja e anëtarëve të shoqatës “Çamëria” dhe forcave të policisë.
Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë dhe deputetët e PDIU-së, Mesilsa Doda e Tahir Muhedini.
Deputetët kanë dashur të mbajnë një fjalim dhe mesa duket kjo ka qenë arsyeja pse protestuesit nisën të shtyheshin me forcat e policisë.
Ndërkohë që ministri i jashtëm grek do të përdorë një hyrje të dytë të ministrisë së Jashtme për të hyrë në godinë.