Parandalohet krimi në lokal, dy fierak kanosin me armë 26 vjeçarin

Policia e Fierit ka mundur të parandaloj një krim në një lokal në Fier duke arrestuar një vajzë dhe një djalë që kanosën me armë një të ri në lokal.

“Në pranga u vu 27 vjeçari Eneo Bubullima, banues në lagjen “Sheq i Madh” dhe File Avdiraj 27 vjeçe, banuese në fshatin Levan. Ngjarja sipas bluve ka ndodhur në një lokal bar-kafe në lagjen “1Maji” në Levan”- njofton policia.

Mësohet se policia është sinjalizuar se po ndodh një konflikt dhe pas njoftimit menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë kapur në flagrancë shtetasen File Avdiraj duke fshehur armën tip pistoletë me të cilën shtetasi Eneo Bubullima, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin me iniciale R.M, 26 vjeç, banues në fshatin Levan.

Blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me 6 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *