Gjykata e Krimeve të Rënda kanë dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg me afat 30 ditë’ për djalin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha, Ledjon Hoxha, të cilët u arrestuan pak ditë më parë në një lokal në Tiranë ndërsa rryshfet nga një biznesmen në këmbim të dhënies të një vendimi në favor të tij.
Policia arrestoi bashkë me gjyqtarin, Ibrahim Hoxha edhe djalin e tij dhe një biznesmen si dhe një ishpunonjës të Policisë së Shtetit. Arrestimi u bë në kohën kur gjyqtari do të merrte një pjesë të parave, 600 mijë lekë për të ndikuar në vendimin gjyqësor që do të merrte të nesërmen.
Për këtë çështje, ka pasur një hetim 6 mujor nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar dhe Sektori Për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin Për Hetimin e Korrupsionit në Prokurorinë Për Krimet e Rënda.
Në operacionin e koduar “Berati 2”, u arrestuan:
1. Ibrahim Hoxha, 57 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2. Ledion Hoxha, 25 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë Jurist në një firmë.
3. Dritan Jazenxhiu, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, biznesmen.
4. Novruz Gajda, 48 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, (ish-polic në Drejtorinë e Policisë Qarkut Berat).
Të katër këta persona u kapën në flagrancë në kohën që djali i gjyqtarit Ibrahim Hoxha, shtetasi Ledion Hoxha, mori 600 000 (gjashtëqind mijë) lek të reja nga Novruz Gajda.
Këto para do ia jepte gjyqtarit me qëllim ndikimi në gjyqin civil me palë Dritan Jazenxhiu për një çështje civile pronësie, vendim i cili do të shpallej më datë 03.05.2016 ora 9:30, tek Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Paratë u paguan nga Dritan Jazenxhiu, palë në proces civil me gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ibraim Hoxhën.