Skandali financiar i Bashkisë së Tiranës, 93 milion lekë për një kompani fantazëm (Foto)

“Nisma Thurrje” ka nxjerrë në dritë nja skandal financiar të Bashkisë së Tiranës që shkon deri në 93.3 milion lekë, të cilat i ka hedhur tek një kompani e parregjistruar në QKR e cila quhet “Gjenerata e Re”. Kjo kompani është me status pasiv dhe rezulton në bazë të dokumentave të disponuara nga “Nisma Thurrje” se ka detyrime të pashlyera në Drejtorinë e Tatimeve.

Bashkia e Tiranës ka hedhur dy pagesa në llogari të kompanisë “Gjenerata e Re”, një 14. 9 milion lekë dhe një tjetër 78.4 milion lekë. Të dyja këto pagesa i referohen një kontrate që Bashkia ka bërë me këtë kompani në dt. 04.12 2015 për implementimin e një Projekti Kulturor të quajtur “Festat Qytetare”, datë e cila është në krye kryebashkiaku Erion Veliaj.

Të dhënat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (në foto) dhe rezulton se kompania në fjale ka statusin pasiv që prej vitit 2009 e deri në momentin që flasim, si edhe është nën statusin e “mbledhjes me forcë të detyrimeve” që dmth se praktikisht ajo duhet të jetë nën sekuestro për mos shlyerjen e detyrimeve tatimore ndaj shtetit. Gjithashtu kjo kompani nuk ka plotësuar asnjë dokumentacion në QKR (foto bashkangjitur) duke bërë të pavlefshëm ekstraktin e saj për përdorim në institucionet publike.

Ligji për Prokurimet Publike dhe aktet nënligjore apo çdo ligj tjetër i cili i referohet mënyres se si prokurohen shërbimet nëpërmjet fondeve buxhetore e ndalon në mënyre kategorike përfshirjen në tendera, projekte etj të kompanive të cilat nuk kanë shlyer detyrimet tatimore karshi shtetit aq me tepër kur këto kompani kanë statusin pasiv prej disa vitesh si edhe kur ato nuk kanë plotesuar rregjistrimin në QKR. Kjo përbën veper penale.

Ja çfarë shkruan më tej “Nisma Thurrje”:

Nga ana tjeter eshte e cuditshme se si kjo kompani vazhdon te kete statusin pasiv ne sistemin tatimor pavaresisht se eshte financuar me parate tona para disa muajsh. Edhe kjo perben veper penale.

Kush eshte kompania ne fjale? Nga nje kerkim qe kemi bere kjo kompani na rezulton se ka printuar banerat elektorale te fushates se Erion Veliajt per Kryetar Bashkie. Megjithese ka zhvilluar aktivitet ajo rezulton pasive per sistemin tatimor, gje e cila con ne dyshimin se ka bere evazion fiskal pergjate gjithe periudhes se zhvillimit te aktivitetit te saj. Nderkohe nuk ka asnje te dhene publike qe Bashkia Tirane te kete zhvilluar ndonje projekt te quajtur “Festat Qytetare”. Asnje shpallje nuk eshte bere per kete lloj projekti ne faqet zyrtare te Bashkise apo mediave si edhe nuk ka patur asnje publikim ne buletinin zyrtar te APP per ndonje prokurim qe i referohet projektit ne fjale.

Permbledhtazi, Bashkia e cila e ka te pamundur te toleroje shitesit ambulante te spinaqit apo presheve te cilet rropaten cepave te pallateve per te mbijetuar, nuk frenohet te financoje ne menyre te jashteligjshme me 93 milione leke nje kompani e cila nuk paguan detyrimet tatimore dhe nuk permbush detyrimet ligjore per rregjistrimin e saj ne QKR. I rrit taksat te gjitha bizneseve ne Tirane per te shperdoruar me pas fondet publike ne procedura te jashteligjshme.

Ne do ti drejtohemi zyrtarisht Prokurorise se Pergjithshme dhe Kontrollit te Larte te Shtetit per t’ju kerkuar te zhvillojne nje hetim te detajuar per kete skandal financiar dhe te cojne perpara drejtesise te gjithe personat e perfshire ne te.

fin finn finnn

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *