“Loro Borici” drejt përfundimit

Stadiumi më i madh në vend, Loro Borici, është pothuajse gati. Pothuajse në fakt është një koncept relative, megjithatë është e sigurtë që në shtator në fillim të edicionit të ri si për Vllazninë ashtu dhe për përfaqësuesen gjithcka do të jetë gati.

Shumica e punimeve kanë përfunduar. Tribuna kryesore dhe tribunat e vogla pas portave kanë përfunduar ndërkohë që kanë mbetur të paktën dhe 1 mijë stola për tu vënë përvec mobilimit të tribunës qëndrore. Kapaciteti I stadiumit të ri do të jetë rreth 18 mijë vende, ndërkohë që tapeti është shtruar I tëri. Tabela elekttronike do të vihet në një prej tribunave të vogla anësore, ndërkohë që kullat e dnricimit pritet të instalohen shumë shpejt. Stadium është parashikuar të jetë me pistë por distance nga tribunat nuk është aq e madhe sa nga ajo e Qemal Stafës dhe nëse qëndron në pika të ndryshme të impiantit shikimi I fushës dhe ndeshjes preuspozohet të jetë shumë komod. Të paktën 100 stola do dalin jashtë loje në këndin e përfundimit të tribunës anësore me tribunën kryesore megjithatë aty parashikuar të ketë shkallë ose shitës ambulantë. Tribuna kryesore është strkturuar e tëra dhe përvec 4-5 kateve do ketë dhe dy kate nëndhe. Në këtë sektor të rëndësishëm pritet të bëhet mobilimi I plotë I sallave, ndërkohë që mbulesa kryesore ka përfunduar.

Nëse stadium në tërësi brenda tij ka kryer shumicën e punimeve ka edne shumë për të bërë jashtë dyerve, me hapësirën e domsdosohme të kërkuar si për rrugën që të dërgon në impiant ashtu dhe për hapësirën e parikimit që mesa duket do kërkojë dhe dëmshpërblimin e shtëpive private që gjenden në afërsi të stadiumit.

Fillimisht u tha që do përfundonte për ndeshjen me Serbinë, më pas u shty por me shumë gjasa në shtator do jetë gati. Gjithsesi si thuhet në të tilla raste, më mirë vonë se sa kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *