Frika nga terrorizmi, Italia dëbon shqiptarin

Frika nga terrorizmi vazhdon të jetë e pranishme. Ka ende njerëz që Italia i largon me vendim dëbimi të menjëhershem.Një nga të dëbuarit, pikërisht shqiptari jetonte në Pozzo d’Adda dhe prej kohësh kishte manifestuar synime të qarta për t’iu bashkuar ISIS-it dhe luftës së kalifatit.

Mediat italiane raportojnë se janë shtrënguar kontrollet në Milano dhe vetëm së fundi është dëbuar nga Italia një shqiptar i cili pas hetimeve rezultoi të ishte një ndjekës i ekstremizmit.

Lajmin e ka dhënë vetë ministri i Brendshëm, Angelino Alfano. “Kemi lëshuar dy urdhra dëbimi nga vendi, me dekret të firmosur nga unë dhe shkak është terrorizmi” ka thënë ai.Sipas Alfanos numërohen në total 73 persona që janë dëbuar me të njëjtin qellim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *