Meta: Kërkesat e opozitës do të shqyrtohen

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e cilësoi miratimin sot të paketës nënligjore të dekriminalizimit si ‘një ogur të mirë’ që i shërben ndërtimit të urave të mirëkuptimit dhe jo thellimit të mosbesimit.

Sa i takon braktisjes së parlamentit nga opozita, menjëherë pas përfundimit të votimit, kryetari i Kuvendit shprehu angazhimin për të ndërtuar raporte konstruktive dhe larg ultimatumeve të panevojshme apo përpjekjeve për të minuar besimin.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar raporte konstruktive dhe besoj se edhe opozita është në frymën e Venecias, është për reformën në drejtësi. Të gjitha kërkesat dhe pretendimet e saj për çështje të caktuara do të shqyrtohen në bazë të rregullores. Besoj se ekzistojnë të gjitha premisat dhe mundësitë që të punojmë së bashku për reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat që kërkon vendi”, u shpreh Meta në përfundim të seancës së sotme.

Duke komentuar miratimin e rëndësishëm të akteve nënligjore në parlament, Meta tha se nuk miratuam thjesht një vendim, por përmbyllëm një proces, duke bërë të mundur që ligji për integritetin e zyrtarëve publikë të hyjë në fuqi me efekt të plotë.

“Ne sot arritëm që ligjin konsensual ta mbështesim me këto akte mjaft të rëndësishme, duke treguar vullnetin politik për të arritur standardet e përfaqësimit publik, mendoj se është një ogur i mirë për të punuar në këtë mënyrë me durim e përgjegjësi, për të mos thelluar mosbesimin por për të ndërtuar ura mirëkuptimi, sidomos sa i takon momentit final ku ndodhemi, për të finalizuar reformën në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *