“Dekriminalizimi”, Berisha: Negociatat e mazhorancës i drejtonte me telefon grupi i gatshëm i kriminelëve

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur pesimist për një marrëveshje PS-PD për aktet nënligjore të ligjit të dekriminalizimit që do të sjellin edhe vënien e tij në zbatim. Në një prononcim para Parlamentit, berisha deklaroi se negociatat e maxhorancës i drejtonte me telefon grupi i gatshëm i kriminelëve që nuk duan të largohen nga parlamenti.

“Dje gjatë gjithë ditës u zhvilluan negociata, por faktikisht për PS i drejtonte me telefon ‘grupi i gatshëm i kriminelëve’ që nuk duan të largohen nga parlamenti. T’u tregosh shqiptarëve se çfarë bënë këta gjatë gjithë ditës, është një skenar i turpshëm.”, tha Berisha.

Nga ana tjetër ai u shpreh pohoi se mazhoranca nuk ishte dakord me kërkesën e PD-së për termin ‘Indicie’. “Pastaj kundërshtonin me forcë të madhe që mos të përdorej termi ‘indicie’, term i zakonshëm një jurisprudencë. Pasi u detyrua të dorëzohen më këtë, kanë gjetur një modalitet tjetër, me të cilin e bllokojnë procesin. Ka një proces verifikimi nga palët e huaja dhe praktikë, e cila bazuar në ligjin e marrëdhënieve juridike me të tjerët kryen procesin. Zotërinjtë kërkojnë që prokurori pasi merr këtë dokument, dhe ti referohet kodit të procedurës penale”, theksoi Berisha.

Ish-kryeministri tha se maxhoranca i jep atributet e gjyqtarit, prokurorit. “Faktikisht i japin prokurorit atribute të gjyqtarëve. Ne e kundërshtojmë këtë sepse ne i njohim të drejtën çdo njeriu që të shkojë me këtë vendim administrativ, të shkojë në gjykatë të padisë dhe të nxjerrë të drejtën e tij. Vendimi administrativ është i ndarë nga vendimi gjyqësor.  Gjykatësit, prokurorët ndaj të cilëve merret masa disiplinore nuk kanë të drejtë të shkojnë në gjykatë. Shkelje flagrante e e konventës evropiane të të drejtave të njeriut.  Është nen stalinist.”, tha ai.

Ish-kryeministri deklaroi se këta gjykatës dhe prokurorë që duan t’i dënojnë në mënyrë partiake, duan t’u heqin të drejtën të shkojnë në gjykatë.

“Rama po e shkatërron ligjin e dekrimininalizimit. Këta e kanë mbajtur 6 orë komisionin se nuk pranojnë fjalën indicie”, theksoi ai.

Berisha tha se pas Ramës qëndron Koço Kokëdhima që do të bëhet sekretar i përgjithshëm i PS-së.

“Presioni i kriminelëve mbi të është i jashtëzakonshëm, detyrimet e tij ndaj kriminelëve të pakufishme. Pas tij qëndron sivllau Kokëdhima. Pas këtij procesi është dekusarizimi, dhe Koçoja thotë të ngelet ky proces në klasë se po ngeli unë zgjidhem sekretar i përgjithshëm i PS”, deklaroi ai.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *