Dy ditë para protestës kombëtare të 8 Korrikut, për liderin e opozitës nuk ka pushim. Pasi ëhstë takuar me drejtuesit e Partisë Demokratike në Kavajë në funksion të organizimit sa më të mirë për pjesëmarrje sa më të madhe në 8 Korrik, Basha është nisur drejt Elbaasanit ku ëhstë pritur nga qytetarë të shumtë.
Kreu i opozitës, i cili ka ecur në këmbë deri në një prej bareve të Elbasanit, ku ka ka kryer takimin informal me drejtuesit e degës, shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Endri Hasa.
Basha tha se beteja e opozitës për zgjedhje te lira e të ndershme është nuk ka per të njohur kthim pas derisa kjo betejë të fitohet. Lideri i opozitës shorehu mirënjohjen për këdo që i është bashkuar kësaj beteje dhe tha se është shumë e rëndësishme që protestës së 8 Korrikut t’i bashkohen sa më shumë shqiptarë nga ata që refuzuan Edi Ramën.