Afrim Berisha nuk tregon shumë nga operacioni, sepse siç shprehet, ashtu është porositur nga autoritetet italiane, për shkak të kompleksitetit që ka pasur çështja.
Por, falenderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar.
Megjithatë, Afrimi ka një peng. Ai thotë se do të bëjë të pamundurën për të sjellë në Shqipëri edhe dy fëmijë me mbiemrin Dumani që ndodhen në kampin e Al-Hol.
Ata janë Eva dhe Indrit Dumani, që ndodhen atje të marrë prej babait të tyre në Siri, që prej viti 2014.
“Do bëj të pamundurën për ta” – tha Afrim Berisha për emisionin “Open”, teksa shtoi se njëra prej vajzave e ka ndihmuar Alvinin. “Nuk ishin me një çadër, por ajo shkonte e shikonte Alvinin”.
Gjithsesi, Afrim Berisha tregon edhe për Alvinin dhe plagosjen e tij. “Të hënën do bëj letrat për një kontroll mjekësor”, sepse plagët janë mbyllur, por mund të kenë pasoja, dyshon babai i tij.