• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Amnistia fiskale shkatërron konkurrencën në treg

14:34 : 25/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se amnistia fiskale e propozuar nga qeveria shkatërron konkurrencën në treg, barazinë para ligjit dhe punën e ndershme dhe promovon informalitetin, shmangien e taksave, legalizimin e shkeljes së ligjit.

“Qeveria ka nxjerrë ditën e djeshme për këshillin publik variantin e fundit të amnistisë fiskale. E maskuar si një amnisti fiskale projektligji vazhdon të jetë thuajse 90% identik në gjithçka me propozimin e vjetër të para tre viteve. E gjithë esenca e projektligjit rrotullohet në këmbënguljen e qeverisë për të falur ato persona që kanë kryer vjedhje, abuzime dhe akte korruptive duke u pasuruar”, tha Tabaku në një reagim.

Duke iu referuar projektligjit, Tabaku tha se “personat që kanë fshehur pasuritë e tyre të fituara përmes vjedhjes, korrupsionit apo krimeve të tjera përfshirë në kodin penal do të përjashtohen nga ndjekja penale nëse deklarojnë pasuritë e tyre brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë”.

“Vendi më i korruptuar në Europë, qeveria më e korruptuar në Europë skandalet e së cilës përditë sot po angazhohet në këtë luftë kundër ndershmërisë dhe në favor të korrupsionit. Draft ligji favorizon ato që për 30 vite kanë fshehur pasuritë dhe ndëshkon ato që për 30 vite kanë paguar një më një taksat dhe kanë qenë korrekt me ligjin dhe shoqërinë. Është një rrugë e pandershme për të mbrojtur me ligj ato që kanë fshehur pasuritë e tyre korruptive duke i ruajtur me fanatizëm fshehtësinë e identitetit dhe deklarimit duke promovuar kështu ilegalin dhe banditin e mundshëm përpara qytetarit dhe ndershmërisë së këtij të fundit”, shtoi ajo.

Tabaku theksoi se “amnistimi i pasurive deri në 2 milionë euro nuk ka asnjë bazë dhe lidhje me emigrantët që kanë vite që jetojnë e punojnë jashtë edhe që vazhdimisht kanë kontribuar në vendin e tyre”.

Lexo edhe:

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

“Amnistia fiskale dhe penale e kthen në legale procesin e pastrimit të parave ndërsa vendi është nën monitorim të ngushtë nga MoneVval dhe një sërë institucionesh të tjera ndërkombëtare. Sot vlerësohet ai që e shkel ligjin jo ai që e respekton. Sot penalizohet ai që e respekton shtetin jo ai që punon me forma të kundra ligjshme për të minuar rregullat e shoqërisë sonë”, tha ajo.

Sipas saj, “dalja e këtij ligji për konsultim pikërisht ditën kur Shqipëria nuk avancon për konferencën e parë ndërqeveritare është një sinjal i keq presioni për të treguar se kush do jetë drejtimi i Shqipërisë”. “Kjo ‘pengmarrje’ e ligj bërjes dhe këto ligje me porosi pa shkatërrojnë ekonominë e tregut”, tha ajo.

Etiketa: aministia fiskaleJorida Tabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku nga Kuvendi i PD: Duhet të bëhemi shtëpia e çdo shqiptari që kërkon ndryshimin e sistemit

18:47 : 30/05/2026
AKTUALITET

“Humbja e besimit, plaga më e madhe”/ Tabaku në Kuvendin e PD: Emigrimi i të rinjve po zbraz Shqipërinë

16:29 : 30/05/2026
AKTUALITET

“Vetëm 15% e bizneseve gati për BE-në”: Tabaku: Qeveria Rama reforma në letër

11:06 : 25/05/2026
AKTUALITET

“Integrimi nuk fitohet me propagandë”/ Tabaku: Europa nuk po na pengon, korrupsioni po

11:58 : 24/05/2026
Para

Mjeku pas vendimit të gjykatës që nuk e riktheu në punë: Historia që fshihet pas...

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom