• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

Studimi, avantazhet e Shqipërisë në zhvillimin e tregut të IT-së

17:45 : 19/02/2017
në SOCIALE
Technology in the hands of businessmen

Technology in the hands of businessmen

Shqipëria ka nevojë të diversifikojë shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të tilla si: Software TI, Hardware TI, Business Process Outsourcing dhe Industrisë së Telekomunikacionit për të mos mbetur ‘peng’ i vetëm i një tregu, siçështë ai italian.

Ekspertët e fushës thonë se ne jemi të vonuar në këtë drejtim, duke qenë se vende të tjera, si Polonia, Rumania, Bullgaria janë bërë tashmë lider dhe mbulojnë me këto shërbime vendet e Europës Perëndimore.

Nisur nga këto zhvillime dhe duke qenë se vlerësohet si një sektor që ka mundësi të pashfrytëzuara në Shqipëri, RisiAlbania me partnerë lokalë realizoi një studim me qëllim ngritjen e kapaciteteve në këto fusha.

Në të nënvizohet se Shqipëria ka nevojë të diversifikojë ofertën e saj bazuar tek avantazhet, kërkesa e brendshme e tregut, si dhe te lehtësia e ndërtimit të aftësive.

Në lidhje me shërbimet call center, studimi tregon se tanimë Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar ‘offshore’ për industrinë BPO italiane. Por, pavarësisht një potenciali ekzistues, deri tani, industria ka dështuar në konsolidimin e aksesit të tij në tregje të tjera europiane dhe botërore.

Lexo edhe:

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

“Tregu italian mbetet deri tani tregu më i madh i synuar. Pothuajse të gjithë firmat blerëse në industritë e telekomunikacionit, gazit dhe shërbimeve komunale, ushqimit, shëndetit dhe bukurisë, si dhe udhëtimit dhe turizmit janë italiane. Është vlerësuar që rreth 70-80% e aktivitetit në total
të call center ofrohet për llogari të kompanive italiane.

Si rezultat, shumica e përdoruesve finalë të shërbimeve të call center janë klientë italianë dhe klientë ndërkombëtarë të kompanive italiane, kryesisht europianë.

Kanalet kryesore të shitjeve të përdorura nga kompanitë shqiptare janë nëpërmjet kontakteve tëdrejtpërdrejta me homologët italianë apo homologë të tjerë ndërkombëtarë, kontakteve të drejtpërdrejta personale dhe nëpërmjet agjentëve. Kompanitë shqiptare po përparojnë me ngadalë drejt zgjerimit të kanaleve të shitjes; ato nuk janë proaktive dhe nuk marrin pjesë në Panairet Ndërkombëtare për BPO. Gjatë viteve të fundit, call center në Shqipëri kanë mundur të hyjnë në tregjet e reja, veçanërisht në tregun britanik, francez, zviceran dhe gjerman. Aktualisht, një numër i kufizuar call center po ofrojnë shërbime për industritë e financës dhe kontabilitetit dhe sigurimeve në këto tregje të reja. Pjesa më e madhe e aktivitetit të call center është punë me klientët, me vetëm një pjesë të vogël të aktivitetit që synon bizneset”, thuhet në studim.

Sa i përket sektorit të IT-së, studimi tregon se: “Tregu i vogël dhe fakti që kërkesa ka qenë kryesisht për zgjidhje të nivelit të mund të ketë qenë shkurajuese për kompanitë e huaja për ta marrë në konsideratë tregunshqiptar. Megjithatë, disa kompani të huaja kanë mundur të ofrojnë produktet e tyre pa pasur prezencë formale në vend”, thuhet në studim. Konkurrentët kryesorë të firmave lokale kanë qenë kompanitë kosovare dhe ato maqedonase.

Por, cilat duhet të jenë rrugët e rritjes? Studimi përmes analizave të detajuara të problematikës, kufizimeve, kostove, por edhe sjelljes së tregut i jep përgjigje edhe kësaj pyetje. Përgjigjet e së cilës, por jo vetëm, do të ndihmonin aktorët e rinj të futeshin në treg dhe të zhvilloheshin në mënyrë të qëndrueshme.

“Duke pasur parasysh përmasat e vogla të tregut vendas dhe potencialin e kufizuar për fuqizimin e kërkesës në vend për një periudhë afatshkurtër, eksportimi i shërbimeve përfaqëson rrugën më tërëndësishme të zhvillimit për industrinë e TI, duke përfshirë zhvillimin e software. Si rezultat, të qenët pjesë e industrisë globale të shërbimeve offshore duhet të jetë prioriteti kryesor në formulimin e politikave dhe të masave për zhvillimin e industrisë lokale për zhvillimin e software dhe të të gjithësektorit TI në përgjithësi. Në të vërtetë, përvoja ndërkombëtare ka treguar se për vendet në zhvillim si Shqipëria, kjo nuk është vetëm një qasje e suksesshme, por edhe e vetmja rrugë efikase për zhvillimin e sektorit të TI, me efekte të konsiderueshme pozitive për zhvillimin e të gjithë ekonomisë. India, Vietnami, Kosta Rika, Guatemala, Rusia, Bullgaria dhe Rumania janë disa nga vendet më të suksesshme të cilët e kanë adoptuar një qasje të tillë zhvillimore. Përkëtë arsye, zhvillimi në të ardhmen duhet të shihet në kuadrin e gjerë të zhvillimit të industrisë sëshërbimeve offshore në vend.

Aktualisht, Shqipëria ofron dhe ka shumë të ngjarë që të vazhdojë në një periudhë afatmesme të ofrojë përparësi krahasuese të cilat mund ta ndihmojnë të bëhet destinacion për shërbimet offshore, në veçanti për bizneset dhe industritë e mëdha europiane offshoring. Ajo ofron krah pune relativisht të lirë dhe kosto të ulëta operative krahasuar me destinacionet e tjera, në veçanti me vendet e Europës Lindore; disponon potencial relativisht të rëndësishëm dhe të pashfrytëzuar për gjuhët dhe ka shumë potencial për fuqizimin e aftësive të popullsisë për gjuhët e huaja; ekzistojnë aftësi të pashfrytëzuara të përshtatshme për industrinë offshore, veçanërisht ato që kërkohen për shërbimet me vlerë të ulët e deri të mesme; vendi është një destinacion afër bregut për të gjitha vendet europiane, duke i dhënë përparësi krahasuar me destinacionet aziatike, latino-amerikane dhe me
disa destinacione afrikane; dhe e fundit, ajo ka një afërsi kulturore me shumë vende perëndimore.

Për sa i përket kërkesës, tregu ndërkombëtar për shërbimet offshore po rritet me shpejtësi, ndërkohë që gjithnjë e më shumë vendet në zhvillim po i kthehen ofertës offshore për shërbimet.

Është gjerësisht e pritshme që një rritje e tillë do të vazhdojë të shkojë mirë për një periudhë afatgjatë duke e zgjeruar industrinë shumëfish. Pjesa më e madhe e rritjes së kërkuar pritet të vijë nga vendet e Europës Perëndimore, të tilla si Gjermania, Franca, Spanja dhe vendet nordike, të cilat
kanë më shumë të ngjarë që të kërkojnë destinacione në brigjet e afërta si Shqipëria për offshoring të shërbimeve. Duke pasur parasysh këto epërsi, industria vendase offshore që po lind mund të rritet nëpërmjet:

-fuqizimit dhe zgjerimit të shërbimeve aktuale, veçanërisht përmes hyrjes në tregjet e reja;

dhe

-ofrimit dhe rritjes drejt shërbimeve me vlera më të mëdha.

Firmat aktuale, kryesisht ofruesit e shërbimeve të call center, mund të rriten dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre për të mbuluar të gjithë gamën e shërbimeve BPO – që do të thotë se përveç shërbimeve aktuale, kryesisht për menaxhimin e marrëdhënieve me klientin (MMK) ato mund të ofrojnë edhe shërbime që lidhen me menaxhimin e burimeve të ndërmarrjeve (MBN) dhe me menaxhimin e burimeve njerëzore (MBNJ). Në të njëjtën kohë, firmat aktuale BPO dhe/ose firmat TI, veçanërisht firmat e zhvillimit të software mund të hyjnë në segmentin e nënkontraktimit të teknologjisë së informacionit, fillimisht duke ofruar shërbime infrastrukturore dhe më pas duke kaluar në shërbime software dhe, në një periudhë afatmesme, në shërbime me vlerë më të lartë, të tilla si këshillim dhe studim e zhvillim TI”, thuhet në studim.

Ai nënvizon edhe faksin se zhvillimi i këtij tregu duhet të mbështetet edhe nga qeveria përmes disa aspekteve, si:
stimujt e tregut dhe ata fiskalë; zhvillimin e burimeve njerëzore; promovimin dhe marketimin e sektorit.

“Drejtimet e mbështetjes dhe masat specifike mund të përfshihen në programin ose në strategjinë kombëtare për zhvillimin e sektorit, i cili mund të shërbejë si plan i detajuar për qeverinë dhe për përfshirjen e aktorëve të tjerë në sektor, si dhe për koordinimin e përpjekjeve të tilla”, thuhet në këtë studim të realizuar nga RisiAlbania.

Natyrisht e gjithë kjo do të duhet të mbështetet edhe nga krijimi i burimeve njerëzore të kualifikuara, duke kërkuar që të investohet në arsim dhe në trajnim, si dhe në krijimin e qendrave të specializuara.

Monitor.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025
AKTUALITET

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025
AKTUALITET

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

10:16 : 15/05/2025
Para

FOTO-LAJM/ Kur Tahiri hidhej sipër policëve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

10:16 : 15/05/2025

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

10:00 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com