Këngëtari i njohur shqiptar, Bujar Qamili, i ftuar në ”Abc-ja e mëngjesit”, rrëfeu fillimet e tij në muzikë. Ai tregoi se në fillim ka punuar në një fabrikë cigaresh me Gëzim Krujën për të kaluar më pas te kaldajet për disa vite.
“Ka qenë një ndërmarrje që kur jepej koncerti vinte dhe shihte Tano Banushi dhe shumë të tjerë, shihnin talentet dhe i merrnin.
Kur më dëgjojnë duke kënduar, fill të nesërmen më marrin në telefon në Teatro. Ishte Haki Katroshi, profesor i trombos në RTSH, dhe tha ti je ai çuni që ka kënduar mbrëmë. Urgjentisht me e sjellë në Tiranë sepse do ta fusim në festivalin e radios. Shkova dhe këndova një këngë shkodrane.
Më gjetën një këngë me motive popullore. Fillova në festival dhe pastaj në estradë. E falenderoj RTSH-në se aty jam rritur dhe më ka dhënë spunton.“, tha ai.
Ai rrëfeu gjithashtu dhe arsyen se pse nuk largohet asnjëherë nga Shkodra. Këngëtari tha se gjatë viteve 90 i kishin ofruar për të jetuar në Australi por nuk kishte pranuar.
“Shkodra për mua është krenari. Nuk mund ta lë për një vend më të mirë që është në Evropë. Në ’94, ka qenë një shoqatë e kishës në Australi, dhe më thanë rri për komunitetin këtu sa herë që të kemi koncerte. Nuk e kam pranuar. Nuk e lashë gjallë.“, tha ai.