• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pallatet, me ashensorë vetëm në letra…

09:58 : 18/02/2017
në AKTUALITET

Kaosi i ndërtimeve nuk shkakton vetëm probleme të vogla, të cilat mund të rregullohen në të ardhmen, por ka shumë raste që prej vitesh nuk janë pajisur me leje shfrytëzimi, pasi nuk plotësojnë kushtet e lejes së ndërtimit, duke lënë peng edhe hipotekimin e tyre.

Madje, në disa raste vënë në rrezik dhe jetën e banorëve, pasi nuk janë pajisur me ashensorë, sipas kontratave përkatëse. Dy prej këtyre rasteve u trajtuan nga “Fiks Fare” në Fier dhe Tiranë, ku banorët ankohen për shqetësimin e tyre, ndërkohë që nuk gjejnë zgjidhje as nga institucionet shtetërore.

Konkretisht, në lagjen “Apollonia” të Fierit, një pallat 9-katesh nuk ka ashensor dhe kushte të tjera sigurie. Ai është ndërtuar nga firma “AGA Group SHPK”, me pronar egjiptianin Aymen Gad El Ashkar, me leje ndërtimi të datës 28.04.2005. Egjiptiani Aymen është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa banorët të dëshpëruar janë ankuar te “Fiks-Fare”.

Ata thonë se edhe pse i kanë paguar paratë dhe likuiduar pronarin, ky i fundit nuk e ka zbatuar kontratën.

“Ndjehemi të mashtruar, i blemë shtëpitë nga halli shpejt e shpejt me kursimet që i kemi mbledhur me gjak e djersë. Ia kemi likuiduar lekët me këste deri në monedhën e fundit, duke menduar se në fund të kësaj do kishim një pallat brenda të gjitha standardeve që parashikon dhe leja e ndërtimit. Por pas likuidimit total marrim vesh që pronari egjiptian nuk gjendet dhe nuk ka asnjë adresë”, shprehet i revoltuar një nga banorët.

Frika më e madhe e këtyre banorëve është se hapësirat ku duhet të ishte ashensori mund të rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre. Nisur nga kjo situatë, “Fiks Fare” iu drejtua Bashkisë së Fierit për të marrë një përgjigje.

Lexo edhe:

“Folie Village” në Jalë/ Investitori strategjik “Soleil & Sea” ndërton vilat pa leje, në arrest vetëm inxhinjeri

Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit

Kjo e fundit në përgjigjen zyrtare thotë se subjekti ndërtues nuk ka marrë asnjë certifikatë përdorimi nga kjo e fundit. Bashkia nuk mban asnjë përgjegjësi, madje në përgjigjen e saj i orienton më tej qytetarët që t’i drejtohen organeve kompetente për zgjidhjen e kësaj problematike, duke lënë të kuptohet se kjo histori është një marrëdhënie midis banorëve dhe pronarit të pallatit.

Nisur nga denoncimi i tyre, “Fiks Fare” kontaktoi me një tjetër banor me emrin Sokol, i cili sipas fqinjëve ka qenë krahu i djathtë i pronarit egjiptian dhe u paska marrë edhe këstet banorëve të tjerë. Ky i fundit, pasi u njoftua për praninë e gazetarëve të emisionit nuk pranoi të fliste.

Personi në fjalë ka zaptuar katin e fundit të pallatit, duke ndërtuar edhe një shtesë pa leje në ambientet e përbashkëta të sheshpushimit.

Rasti në Tiranë

E njëjta problematikë paraqitet edhe në pallatin që ndodhet në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Por këtu banorët kanë një urdhër gjykate që e detyron firmën që ka ndërtuar pallatin të vendosë ashensorë. Odiseja e kësaj situate nis dhjetë vjet më parë. Banorët blenë pa hipotekë shtëpitë.

Në bazë të kontratës, firma ndërtuese “LNK SHPK” duhet të kishte vendosur ashensorin dhe një sërë elementësh të tjerë sigurie në godinën e banimit. Por kjo e fundit e la godinën pa ashensor, me bodrume ku grumbullohen ujërat e zeza dhe instalime të kabllove elektrikë jashtë standardeve.

“Këtu nuk jetohet. Kemi dhjetë vjet që kemi hyrë në shtëpitë tona dhe shiheni, ashensori ende nuk është vendosur. Në këto hapësira janë depozituar mbeturina të shumta të cilat rrezikojnë shëndetin tonë. Kemi kërkuar zgjidhje në gjykatë dhe ajo na ka dhënë zgjidhje, por Përmbarimi nuk ka ekzekutuar vendimet e saj”, thonë të revoltuar banorët.

Banorët, të gjendur në një situatë të tillë iu drejtuan në vitin 2014 Gjykatës së Tiranës për shkeljen e kontratës nga ana e firmës ndërtuese. Gjykata, me një vendim të datës 31.02.2014 e detyroi firmën “LNK” të përmbushë detyrimet e kontratës. Por firma e apeloi vendimin. Banorët sërish fituan gjyqin. Gjykata Administrative e Apelit më datën 05.03.2015 la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Por vuajtjet e banorëve nuk mbarojnë këtu, pasi ata në vitin 2015 iu drejtuan Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Privatë. Shoqëria “Strati Bailiff’s Service” nuk e ekzekutoi vendimin.

Një vit më vonë, në 2016-n, qytetarët iu drejtuan Zyrës Përmbarimore të Tiranës, por edhe kjo e fundit nuk ekzekutoi vendimin. Ndodhur në kushte të tilla, banorët i janë drejtuar emisionit “Fiks Fare”.

Së bashku me ta gazetarët ata i janë drejtuar Përmbarimit të Tiranës për të marrë një përgjigje përse nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës, numër 10441, i datës 05.03.2015.

Përmbaruesi Petrit Memeti ka pranuar përpara banorit se ka kaluar kohë. Ai thotë se është faji i Gjykatës që duhet ta kishte bërë detyrimin me lekë, ndaj sipas tij e gjitha është një “barrë” për Përmbarimin. Megjithatë, ky i fundit e ka përcjellë qytetarin, duke i thënë se po pret fletë-përgjigjen e njoftimit të kompanisë private.

Një ditë më pas stafi i “Fiks Fare” është njoftuar nga banorët se firma ndërtuese, pasi është informuar për interesimin e emisionit, ka filluar punimet për ashensorin. Banorët kanë falënderuar “Fiks Fare” që zgjidhi këtë problematikë, e cila prej kohësh nuk merrte zgjidhje nga institucionet përkatëse.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Folie Village” në Jalë/ Investitori strategjik “Soleil & Sea” ndërton vilat pa leje, në arrest vetëm inxhinjeri

13:32 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit

13:24 : 01/08/2025
AKTUALITET

I ati e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë/ VIDEO

13:13 : 01/08/2025
Lajmet e Dites

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

13:02 : 01/08/2025
AKTUALITET

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025
AKTUALITET

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

12:44 : 01/08/2025
Para

Shifra ekskluzive, si po sëmuret Shqipëria

TË GJITHA

“Folie Village” në Jalë/ Investitori strategjik “Soleil & Sea” ndërton vilat pa leje, në arrest vetëm inxhinjeri

13:32 : 01/08/2025

Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit

13:24 : 01/08/2025

I ati e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë/ VIDEO

13:13 : 01/08/2025

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

13:02 : 01/08/2025

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

12:44 : 01/08/2025

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com