• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklarata e fortë e Papës: Lufta në Ukrainë ndoshta u provokua nga NATO

22:14 : 14/06/2022
në AKTUALITET, BOTA

Papa Françesku ka bërë një deklaratë të fortë për luftën në Ukrainë që ka marrë një vëmendje të madhe. Ai është shprehur se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ishte “ndoshta disi i provokuar”. Ai kujtoi një bisedë në prag të luftës në të cilën u paralajmërua se “NATO po lehte në portat e Rusisë”.

Në një intervistë me revistën jezuite “La Civiltà Cattolica”, zhvilluar muajin e kaluar dhe botuar të martën, Papa dënoi “egërsinë dhe mizorinë e trupave ruse”, por tërhoqi vëmendjen se ky ndoshta nuk ishte rasti ideal i përballjes mes të mirës dhe të keqes.

“Ne duhet të largohemi nga modeli i zakonshëm i Kësulëkuqes, pasi Kësulëkuqja ishte e mirë dhe ujku ishte i keqi. Diçka globale po shfaqet dhe elementët janë shumë të ndërthurur” – tha Papa.
Françesku shtoi se disa muaj para luftës ai takoi një kryetar shteti, të cilin ai nuk e identifikoi, por e përshkroi si “një njeri të mençur që flet pak”.

“Një njeri shumë i mençur me të vërtetë… Ai më tha se ishte shumë i shqetësuar se si NATO po lëvizte. E pyeta pse dhe ai u përgjigj: “Po lehin në portat e Rusisë”. Ata nuk e kuptojnë se rusët janë perandorakë dhe nuk mund të lënë një fuqi të huaj që t’u afrohet” – tha Papa duke shtuar: “Ne nuk e shohim të gjithë dramën që shpaloset pas kësaj lufte, e cila, ndoshta, disi ose u provokua ose nuk u parandalua”.

Pak para pushtimit, Vladimir Putin i kishte kërkuar NATO-s të përjashtonte mundësinë e pranimit të Ukrainës që kufizohet me Rusinë, në aleancën ushtarake.

Lexo edhe:

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

Papa tha se ai nuk ishte “pro-Putin” dhe se do të ishte “thjeshtim dhe gabim të thuhej një gjë e tillë”. Ai tha gjithashtu se Rusia e kishte “llogaritur gabim” luftën.

“Është gjithashtu e vërtetë që rusët mendonin se gjithçka do të përfundonte brenda një jave. Ata takuan një popull trim, një popull që po lufton për të mbijetuar dhe që ka një histori lufte”.

Të martën në mëngjes, Papa publikoi një mesazh duke thënë se pushtimi i Ukrainës ishte një shkelje e të drejtës së një vendi për vetëvendosje.

“Lufta në Ukrainë tani i është shtuar luftërave rajonale që për vite kanë marrë një numër të madh vdekjesh dhe shkatërrimi,” – tha ai në një mesazh për Ditën Botërore të të Varfërve të Kishës Katolike Romake.

“Megjithatë këtu situata është edhe më e ndërlikuar për shkak të ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të një “superfuqie” që synon të imponojë vullnetin e vet në kundërshtim me parimin e vetëvendosjes së popujve” – tha Papa.

Ai tha se shpresonte të takonte patriarkun ortodoks rus, Kirill, një aleat i ngushtë i Putinit që mbështet luftën në Ukrainë, në një ngjarje ndërfetare në Kazakistan në shtator.

Më herët Kirill e ka qortuar Papën kur ky i fundit i kërkoi të mos bëhej “djaloshi i altarit” të Kremlinit në një intervistë për gazetën Corriere della Sera. Kirill akuzoi Papën se kishte zgjedhur një “ton të pasaktë” për të përcjellë mesazhin e tij, duke shtuar se komente të tilla do të dëmtonin dialogun midis dy kishave.

Dyshja duhej të takoheshin në Jerusalem në qershor, por udhëtimi u anulua për shkak të luftës.

Etiketa: natopapaUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025
BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
BOLD BLOG

“Rusia-Putiniste, Ariu i rraskapitur përball USA/NATO”!

13:51 : 01/10/2025
BOTA

Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një i vdekur dhe 20 të plagosur

20:11 : 30/09/2025
BOTA

Gjermania kërkon reagim nga NATO: Rusia po teston sigurinë e Europës

14:36 : 30/09/2025
BOTA

Brukseli synon asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës në vitet në vijim

12:38 : 30/09/2025
Para

"Baton dhe Arbeni", Berisha zbulon kush e shoqëron Ramën në Ukrainë

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com