• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Broja dhe Uzuni: Ndaj Izraelit luajmë vetëm për fitore

21:24 : 08/06/2022
në SPORT

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në Shqipëri ditën e djeshme, duke nisur menjëherë përgatitjet stërvitore për sfidën e radhës ndaj Izraelit. Armando Broja dhe Myrto Uzuni, dy sulmuesit kuqezi që nuk kanë qenë në transfertën e Islandës kanë folur këtë të mërkurë në konferencën për media për këtë sfidë të dytë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të luhet më 10 qershor në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45.

Broja, i cili i është bashkuar Kombëtares në stërvitjen e djeshme konfirmoi gjendjen e mirë dhe është rikuperuar për sfidën e radhës të Shqipërisë ndaj Izraelit. Sulmuesi kuqezi u shpreh se skuadra kuqezi mund të bëjë më shumë, ndërsa dha edhe një mesazh për tifozët kuqezi.

Gjendja fizike – Fizikisht jam mirë. Kam pasur Covid në përfundim të sezonit me Southampton, por tanimë jam rikuperuar. Kam bërë stërvitje të personalizuar në Angli këto ditë dhe jam mirë. Pardje erdha, bëra stërvitje me ekipin dje dhe jam mirë.

Sa do të ndryshojë skuadra me Brojën dhe Uzunin? – Se di, e bën trajneri ekipin. Unë e pashë ndeshjen nga jashtë dhe kemi luajtur mirë, por mundemi edhe më shumë si ekip. Kundër Izraelit do të jetë edhe më e vështirë, por unë mendoj se do bëjmë maksimumin dhe uroj të marrim 3 pikë.

Biseda me trajnerin Reja – Kemi folur me trajnerin kur erdha këtu dhe më pyeti se si jam fizikisht. Në fund të fundit, ai është trajneri dhe ai e zgjedh ekipin. Nëse më zgjedh, do bëj maksimumin, për pjesën tjetër do shohim.

Lexo edhe:

Broja kthehet në merkato, Milani dhe tre klube të tjera nisin bisedimet me Chelsean

Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë

Performanca në Angli me ekipin – Unë them se performancat e mia nuk ishin shumë të mira në përfundim të sezonit, po edhe si ekip kemi rënë pak. Nuk është justifikim, por jemi munduar të japim maksimumin.

Presion në futboll – Unë luaj më mirë kur jam titullar sepse kam më shumë minuta në fushë, por është vendim i trajnerit dhe duhet dëgjuar mendimi i tij. Nuk kam presion kur luaj futboll, jam i ri. Për mua futbolli është gjëja më e bukur për mua, kënaqem dhe jap maksimumin.

Mesazhi për tifozët – Falenderoj tifozët për mbështetjen dhe uroj t’ju shoh të gjithëve në ‘’Air Albania’’ kundër Izraelit.

Ndërkaq, me Kombëtaren është rikthyer edhe Myrto Uzuni, i cili nuk udhëtoi drejt Islandës për shkak të një shqetësimi në kavilje, teksa theksoi se tashmë ndihet gati për sfidën ndaj Izraelit. Uzuni u shpreh se i vetmi objektiv për këtë përballje është fitorja dhe tre pikët, ndërsa vlerësoi edhe ekipin izraelit.

Gjendja aktuale fizike – Kam pasur një shqetësim në kavilje që kur isha në Granada dhe e lëndova sërish në stërvitjet me Kombëtaren, por tani ndihem shumë mirë dhe jam në formën time mendoj.

Çfarë na mungoi në ndeshjen ndaj Islandës? – Normal që të gjithë kërkojmë që të fitojë Kombëtarja, por mendoj që çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, pasi edhe një barazim me Islandën, jemi në garë për vendin e parë, që është edhe objektivi ynë.

Sa e ndjejmë presionin në këtë ndeshje? – Presionin e ndjejmë gjithmonë, pasi nëse nuk ka presion, loja nuk bëhet e bukur. Luajmë në shtëpi, ndaj Izraelit, një ekip që mendoj se është më lart se Islanda, por nëse jemi të bashkuar dhe japim maksimumin, fitorja është e vetmja rrugë për të shkuar drejt objektivit tonë.

Biseda me trajnerin? – Trajneri pret gjithmonë më të mirën, të ketë lojtarët më të mirë në dispozicion. Siç e thashë edhe më parë, kemi një ekip shumë të mirë, me lojtarë shumë të mirë. e vetmja gjë është të jemi të bashkuar dhe të fitojmë ndeshjen e t’i japim kënaqësi tifozëve tanë të cilët do të vijnë për të na parë.

Objektivi për sfidën ndaj Islandës – Kur luan futboll, gjithmonë shanset janë të mëdha. Kemi ekip me kualitet, të gjithë lojtarët luajnë në ekipe shumë të mira. E rëndësishme është fitorja, ky është objektivi ynë kryesor. E pamë ndeshjen ndaj Islandës, për mua ishte emocion ta shihja ndeshjen nga televizori sa të isha atje. Tani grupi u plotësua i gjithi, përveç mungesës së Roshit, që ndihet pasi ka qenë gjithmonë aty për ekipin. Por tani mendojmë vetëm për fitore, as barazim, as humbje. Do hymë në fushë me këtë ide.

Etiketa: armando brojaMyrto Uzuni

Lajme të lidhura

SPORT

Broja kthehet në merkato, Milani dhe tre klube të tjera nisin bisedimet me Chelsean

16:38 : 03/06/2025
SPORT

Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë

22:43 : 02/06/2025
SPORT

“U prish loja”/ Çaste relaksuese para Serbisë, djemtë e Kombëtares shfaqen duke luajtur letra…

16:06 : 02/06/2025
SHOW BIZ

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola!

08:46 : 31/05/2025
Lajmet e Dites

Zyrtare/ Evertoni vendos të kthejë Armando Brojën te Chelsea

20:26 : 26/05/2025
SPORT

Moyes heq dorë përfundimisht nga Broja, e dërgon në tribunë për sfidën ndaj Southampton

13:13 : 18/05/2025
Para

Rritja e çmimeve, Ekonomi: Nuk presim ndryshim deri në vitin 2023

TË GJITHA

Spanjë, grabitën farmacinë, katër shqiptarë tentuan t’i iknin policisë, përplasen dhe humbin jetën

09:33 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

09:25 : 06/06/2025

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com