Dy të rinj janë konfliktuar për motive banale pranë liqenit artificial mbrëmjen e sotme. Në fillim u raportua nga burime pranë ngjarjes për të shtëna me armë por sipas burimeve pranë policisë të rinjtë janë zënë me grushta.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Ejton V. ka goditur me grushta në kokë shtetasin A.S. 35 vjeç. Ky i fundit po merr mjekim në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se autori njihej me të dëmtuarin dhe është shoqëruar pranë Komisariatit Nr.2.