• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

15 vjet dëbim nga Zvicra për dy shqiptarët, kanë vjedhur dyqane e pompa benzine

23:30 : 05/06/2022
në RAJONI

Dy shqiptarë nga Kosova dhe një boshnjak janë akuzuar se janë përfshirë në një sërë grabitjesh, kryesisht në dyqanet e pompave të benzinës.

Dy të parët, të lindur në vitin 1992, dhe i treti, boshnjaku i lindur në vitin 1983 kanë qëndruar në bankën e zezë të Gjykatës së Qarkut në Laufenberg, Aargau, transmeton albinfo.ch

Për veprat që përshkruhen në aktakuza, si për shembull një tentim grabitje më 16 shtator 2019 në Frick, thuhet se i dyshuari kryesor, njëri nga dy të akuzuarit kosovarë, e kishte planifikuar grabitjen dhe kishte drejtuar veturën e arratisjes, e cila ishte e pajisur me targa të vjedhura.

Një bashkëpunëtor i maskuar më pas ka kërcënuar një punonjës me një armë frikësuese që dukej shumë si e vërtetë, shkruan Aargauer Zeitung. Por për shkak se nëpunësi kishte bërtitur për ndihmë dhe mundi të ikte, dy grabitësit qenë detyruar të largoheshin pa marrë asgjë.

Një grabitje e bërë në një dyqan karburanti në Lassenstorf në nëntor 2019 u bë sipas një modeli të ngjashëm: kosovari dhe bashkëpunëtori i tij, të maskuar me çorape të zeza, hynë në dyqan pak para orës 4 të mëngjesit. I dyshuari mbante një çekiç të madh dhe bashkëpunëtori i tij një pistoletë. Ky i fundit ka kërcënuar një punonjëse, e ka kapur për flokësh dhe e ka rrëzuar në tokë.

Lexo edhe:

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Ata të dy i kanë kërkuar asaj të hapte arkën dhe më pas kasafortën. Ndërkohë, një tjetër punonjës i dyqanit ka mbërritur dhe ka vënë re grabitjen. Në fund, situata u bë shumë e pasigurt për dy të dyshuarit. Kështu ata u larguan me gati 5000 franga plaçkë.

Në aktakuzë përshkruhen edhe një sërë veprash të tjera. Kosovari, i cili ishte i dyshuari kryesor para gjykatësit, akuzohet se ka vjedhur rreth 750 mijë franga në të gjitha grabitjet që ka bërë.

Të enjten, Gjykata e Qarkut Laufenburg ka marrë vendimet. Nuk ishte e mundur të vërtetohej se i dyshuari kryesor, kosovari, ishte i përfshirë në të gjitha rastet e supozuara të grabitjes.

Megjithatë, ai shpallet fajtor për grabitje të shumta, disa tentativa, disa prej tyre të realizuar në përbërje bande dhe krime të tjera. Kështu, ai dënohet me shtatë vjet burg dhe me dëbim nga vendi për 15 vjet.

I pandehuri i dytë përballet me pesë vjet e gjashtë muaj burg. Edhe ai dëbohet nga Zvicra për 15 vjet. Ndërkaq i akuzuari i tretë (boshnjaku) u dënua me 18 muaj burg, gjysma e të cilave me kusht si dhe me gjobë me kusht prej 9600 frangash. Ai gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 3000 frangash.

Dy autorët kryesorë janë dërguar në mbajtje./Express/

Etiketa: debimkosovarëtzvicer

Lajme të lidhura

BOTA

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

14:00 : 21/08/2025
BOTA

Aksident tragjik në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari me origjinë shqiptare

19:53 : 12/08/2025
SPORT

Boksieri shqiptar rreh në Zvicër djalin e kriminelit serb, Arkan

19:31 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë

19:10 : 09/08/2025
AKTUALITET

Shoqatat e Kosovës: Shqipëria po e “vret” vetë turizmin me çmime të çmendura, prisni rënie

10:07 : 03/08/2025
Para

Chiellini dhe pengu i madh i karrierës: “Do të kisha preferuar ta luaja atë ndeshje”

TË GJITHA

Berisha: As 120 “Diella” s’mbulojnë vjedhjet e Pirro Vengut dhe Belinda Ballukut

11:26 : 18/09/2025

PD mbledh grupin parlamentar në selinë blu pas tensioneve në Kuvend

11:07 : 18/09/2025

Programi qeveritar miratohet pa debat! Mbyllet seanca, rregullorja ‘fluturon’ mbi kokën e Ramës

10:55 : 18/09/2025

“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

10:47 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend, Berisha: Rama i vuri drynin parlamentit brenda 5 minutave

10:42 : 18/09/2025

82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita i hedh rregulloren Ramës

10:38 : 18/09/2025

Shokuese në Përmet! Polici 56-vjeçar në lidhje intime me 16-vjeçaren. Shoqërohen 7 persona

10:33 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com