• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Begaj merr bekimin e deputeteve “miq” të Bandës së Shijakut dhe Rrajës

15:37 : 04/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kandidatura e Bajram Begaj për President të Republikës është propozuar zyrtarisht nga 37 deputetë të Partisë Socialiste.

Numri i propozuesve është më i lartë se sa ai që kërkon Kushtetuta, 20 deputetë.

Në listën e propozuesve për Kreun e ri të Shtetit, e cila nis me kryeministrin Edi Rama e vijon me Elisa Spiropalin e Arben Ahmetajn, gjenden edhe emrat e të paktën 4 deputetëve që njihen më shumë për aktivitetin “jashtë-parlamentar” se sa për kontributin e dhënë në jetën politike.

Propozues për presidentin e ri janë, ndër të tjerë, deputetët Jurgis Çyrbja, Ilir Ndraxhi, Orlando Rakipi dhe Rrahman Rraja.

Lexo edhe:

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Ilir Rusmalit

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në procesin zgjedhor

Jurgis Çyrbja

  1. Emri i deputetit Jurgis Çyrbja është përfolur në dosjen “Shullazi”.

Sipas përgjimeve të publikuara nga dosja hetimore e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çështjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja.

Në të dyja rastet, si shërbëtor besnik, deputeti Çyrbja, në atë kohë drejtor i Hipotekës Durrës, e informon Gilmano Danin për veprimet e prokurorisë.

Telefonata e parë u bë prej anëtarit të bandës në krye të Hipotekës menjëherë pas sekuestrimit të dosjes së hotel Vollgës nga prokuroria. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time.”- janë fjalët e deputetit Çyrjbja në adresë të Gilmano Danit, i cili ka qenë në përgjim.

Telefonata e dytë mes të dyve është kryer menjëherë sapo ish kreu i hipotekës ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i ka kërkuar takim, Gilmano Danit krahut të djathtë të Emiljano Shullazit.

  1. Ilir Ndraxhi

Emri i deputetit socialist të Durrësit, Ilir Ndraxhi, shfaqet në dosjen “339” të ish-Krimeve të Rënda, e njohur edhe si hetimi i “Bandës së Shijakut.

Në përgjimet e prokurorisë shqiptare, të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, rezultonin biseda të drejtuesve të grupit kriminal të Shijakut për favorizimin e Ilir Ndraxhit në garën për një post në Parlament.

  1. Orlando Rakipi

Orlando Rakipi ishte një prej “surprizave” të socialistëve në zgjedhjet parlamentare të Prillit të vitit 2021.

Ai u rendit emri i fundit në listën e Edi Ramës për Tiranën. Por, në mënyrë të habitshme, Orlando Rakipi arriti të thyejë herësin e votave, duke rezultuar ndër socialistët më të votuar në kryeqytet dhe siguroi një vend në Parlament.

Orlando Rakipi është djali i Aqif Rakipit, një ish-deputet aleat i Edi Ramës.

Aqif Rakipi është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Thesarit. Qeveria amerikane e konsideron Aqif Rakipin si “një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri…”.

Djali i Aqif Rakipit, Orlando, pati një shpërthim të fuqishëm votash, megjithëse nuk ka asnjë element të spikatur politik. Opozita beson se Orlando Rakipi fitoi mandatin e deputetit falë ndikimit të paligjshëm të babait të tij, Aqif Rakipi.

  1. Rrahman Rraja

Deputeti socialist i Krujës, Rrahman Rraja, është përmendur shpesh në kronikat policore. Jo për vepra të paligjshme të kryera prej tij, por për ato të rrethit të tij të afërt familjar.

Një i afërm i deputetit, Redjan Rraja, është aktualisht në gjykim, i akuzuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj prokurorit të pezulluar të Durrësit, Arjan Ndoji. Në atë atentat mbeti i vdekur shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

Një tjetër i afërm i deputetit Rrahman Rraja, i riu Ramazan Rraja, është i dënuar nga autoritetet belge me 8 vjet burgim, për përfshirje në trafik droge.

Djali i deputetit të Krujës, Rexhep Rraja, gjithashtu është përballur me drejtësinë, i akuzuar për dhunimin barbar të një vajze të re, Xhisiela Maloku.

Etiketa: Bajram Begajbanka e shijakutIlir NdraxhiJurgis ÇyrbjaOrlando Rakipipresidneti i riRrahman Rraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Ilir Rusmalit

15:46 : 02/06/2025
AKTUALITET

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në procesin zgjedhor

21:22 : 30/05/2025
AKTUALITET

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

12:41 : 29/05/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjas

14:14 : 27/05/2025
AKTUALITET

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

18:08 : 15/05/2025
AKTUALITET

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025
Para

Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin

TË GJITHA

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com