• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Normat e interesit të depozitave u rritën në muajin prill

23:25 : 01/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Normat e interesit të depozitave me afat shfaqën shenja rritjeje gjatë muajit prill.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave me afat, për të gjitha maturitetet, për prillin u rrit në 0.9%, nga 0.7% që kishte qenë në muajin mars.

Ky është niveli më i lartë i këtij treguesi që prej gushtit të vitit të kaluar. Megjithatë, gjatë muajve të verës një rritje e lehtë e normave të interesit të depozitave është e lidhur kryesisht me elementin sezonal.

Për shkak të shtimit të të ardhurave nga turizmi dhe kthimi i emigrantëve, muajt e verës sjellin rritje të flukseve të depozitave dhe në disa raste bankat tentojnë të konkurrojnë me norma interesi më tërheqëse.

Ndërsa rritja e normave të interesit gjatë muajit prill vjen pas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të rritur normën bazë të interesit, nga minimum historik prej 0.5% në 1%.

Lexo edhe:

Kriza në Lindjen e Mesme, importet e lëndëve djegëse 35% më të shtrenjta në prill

Fundi i prillit sjell kthesë pozitive, ja 4 shenjat që preken më shumë

Rritja e interesit mesatar të depozitave me afat në Lekë mund të interpretohet si një sinjal i reflektimit të kësaj lëvizjeje në tregun bankar, megjithëse do të duhet më shumë kohë për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një tendencë të mirëfilltë dhe me një zhvendosje të interesave të depozitave nga nivelet minimale historike.

Në fakt, ekspertët presin që reflektimi i rritjes së normës bazë në interesat e depozitave të jetë më i ngadaltë, të paktën krahasuar me yield-et e tregut primarë të titujve qeveritarë apo edhe me normat e interesit të kredive.

Kjo pritshmëri bazohet kryesisht në faktin se sektori bankar është gjerësisht likuid dhe nuk ka nevojë të ngutshme për të tërhequr fonde. Në dy vitet e fundit, depozitat janë rritur me ritme dyshifrore, pavarësisht normave të ulëta historike të interesit.

Por, nga ana tjetër, inflacioni i lartë, lëvizja e Bankës së Shqipërisë në muajin mars dhe, mbi të gjitha, sinjalet që ajo ka dhënë për të ardhmen mund të bëjnë që rritja e normave të interesit të depozitave të fillojë të bëhet e prekshme.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar një normalizim të politikës monetare nga territor ende mjaft stimulues ku ajo ndodhet, duke nënkuptuar rritje graduale të normave të interesit gjatë dy viteve në vazhdim. Lëvizjet dhe sinjalet e bankës qendrore tashmë po përcillen në tregun primar të titujve qeveritarë, sidomos tek Obligacionet, por edhe te Bonot.

Rritja e yield-eve të titujve qeveritarë dhe në vijim edhe të normave të interesit të kredive, mund t’i shtyjë bankat të paguajnë më shumë për depozitat, lëvizje që mund të motivohet edhe nga faktorë të konkurrencës.

Megjithëse sistemi në tërësinë e vet është mjaft likuid, me një raport mes kredive dhe depozitave pranë nivelit të 48%, shpërndarja e depozitave nuk është e njëtrajtshme.

Sidomos disa banka që kanë rritur ndjeshëm kredidhënien në vitet e fundit kanë nevojë të rrisin pjesën edhe në tregun e depozitave, për të ruajtur parametrat e likudiitetit dhe për të siguruar burime të qëndrueshme të ndërmjetësimit financiar.

Tashmë që yield-et kanë nisur një tendencë të qartë në rritje, bankat mund të fillojnë të konkurrojnë edhe me norma më të larta interesi për depozitat./Monitor/

Etiketa: normat e interesitprillrritje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kriza në Lindjen e Mesme, importet e lëndëve djegëse 35% më të shtrenjta në prill

15:44 : 22/05/2026
HOROSKOPI

Fundi i prillit sjell kthesë pozitive, ja 4 shenjat që preken më shumë

21:27 : 26/04/2026
AKTUALITET

Prilli vjen me dëborë në juglindje, zbardhet Dardha e Korçës

10:06 : 01/04/2026
AKTUALITET

Shtrenjtohet sërish nafta

14:17 : 19/03/2026
AKTUALITET

Çmimi i naftës shtrenjtohet sërish me 7 lekë, arrin 189 lekë për litër

15:40 : 09/03/2026
AKTUALITET

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

19:53 : 30/09/2025
Para

Volejboll/ Shqipëria mund Maqedoninë e Veriut, nuk humbet shpresat për “Final 4”

TË GJITHA

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom