Pas 9-ditësh kërkime polumbarët kanë nxjerrë nga lumi Fan trupin e 55-vjeçarit Fran Bardhi. Ky i fundit ra në lumë më 5 shkurt dhe vetëm sot u bë e mundur nxjerrja e tij.
55-vjeçari mësohet se është rrëzuar teksa punonte në anë të lumit Fan dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Familjarët e tij denoncuan rastin e rëndë në Policinë e Mirditës.
Ata pretenduan se policia nuk ndërhyri në kohë pavarësisht denoncimit.
Nga ana tjetër, burime të policisë u shprehen se kanë kërkuar mbështetjen e forcave special RENEA për gjetjen e trupit.