• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Ja kush janë gjyqtarët që i dhanë pafajësi bandës “Hakmarrja për drejtësi”

10:33 : 14/02/2017
në AKTUALITET

Lajmi për pafajësinë e anëtarëve të bandës “Hakmarrja për drejtësi” mori vëmendjen kryesore të mediave dje, jo vetëm për faktin se të akuzuarit kishin 2 dekada nëpër gjyqe, por edhe sepse disa prej anëtarëve ishin dënuar nga shkallë e tjera më herët edhe me burgim të përjetshëm.

“BalkanWeb” ka zbuluar sot trupën e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda që vulosën pafajësinë e vëllezërve Laert e Orik Shyti, Altin Arapit, Dritan Hates, Gent Cakës, Nikolin dhe Pasho Novruzajt.

Mësohet se Relator i çështjes ka qenë gjyqtari Alaudin Malaj, ndërsa anëtarët e tjerë kanë qenë Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo. Procesi ndaj bandës “Hakmarrja për Drejtësi” ka zgjatur dy dekada dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykime e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces. Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por Prokuroria e aso kohe pretendoi se ishte krijuar në 1992 në qytetin e Durrësit. Qëllimi i krijimit të një organizate të tillë, sipas akuzave të ngritura nga Prokuroria, ishte destabiliteti i vendit. Dy themeluesit e saj janë vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti.

Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye për gjykim me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti. Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish­kryeministrit Fatos Nano në 1991. Aredin Shyti u dënua me 17 vjet burg për “vrasje me dashje indirekte” të 4 demonstruesve të civilë në 2 prill 1991 në Shkodër. Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe tërë akuzat, përfshi vrasje, vjedhje bankash deri edhe rrëmbime. Krimet më të rënda për të cilat akuzohen pjesëtarët e kësaj bande janë vrasja e ish­drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vrasja e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish­supermarketin e kompanisë “VEFA” si edhe ekzekutimi në qendër të Tiranës të shoferit të ishProkurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

NGJARJET KRIMINALE PËR TË CILAT AKUZOHET “HAKMARRJA PËR DREJTËSI” 29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë

Lexo edhe:

Londra: Deklarat e Elon Mask provokim “dhune e intimidimi”

Kuvendi me dy seanca sot, në rend dite nënkryetarët dhe kryesitë e komisioneve

13.04.1993 – Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë 15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte

11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja

12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja Eduard Trimi

13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.

14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja 20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë 21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie 03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja

12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”­s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten

15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprak ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja

31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marr lekët e kërkuar

12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë 18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja

26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super­marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë

26.07.1996 – Vritet ish­drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij 29.09.2003 – Vritet në qendër të Tiranës, Genci Sina, shoferi i ishProkurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Ai u qëllua me plumba ndërsa shoqëronte gruan dhe vajzën e Prokurorit të Përgjithshëm. (ma.ar/BalkanWeb)

Lajme të lidhura

BOTA

Londra: Deklarat e Elon Mask provokim “dhune e intimidimi”

08:33 : 16/09/2025
AKTUALITET

Kuvendi me dy seanca sot, në rend dite nënkryetarët dhe kryesitë e komisioneve

08:31 : 16/09/2025
A young boy being bullied at school
BOTA

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

08:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 16/09/2025
AKTUALITET

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për sot

07:59 : 16/09/2025
Para

Hakmarrja në Drejtësi/ Ja reagimi i ashpër i vajzës s Bujar Kaloshit

TË GJITHA

Londra: Deklarat e Elon Mask provokim “dhune e intimidimi”

08:33 : 16/09/2025

Kuvendi me dy seanca sot, në rend dite nënkryetarët dhe kryesitë e komisioneve

08:31 : 16/09/2025
A young boy being bullied at school

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

08:23 : 16/09/2025

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 16/09/2025

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025

Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për sot

07:59 : 16/09/2025

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com