Boris Johnson ka vendosur Finlandën dhe Suedinë nën mbrojtjen e ombrellës bërthamore të Britanisë.
Kryeministrja e Helsinkit, Sanna Marin dhe kreu i shtetit Sauli Niinisto tashmë kanë shpallur synimin e tyre për të hequr dorë nga neutraliteti dhe për të kërkuar anëtarësimin në NATO.
Suedia duket se po shkon në të njëjtin drejtim dhe mund të bëjë kërkesën që të hënën.
Midis kërkesës dhe anëtarësimit të mundshëm, ka një diferencë kohore dhe paqartësie shumë të rrezikshme, ku klauzola e nenit 5 (që parashikon reagimin e menjëhershëm të NATO-s në rast sulmi ndaj njërit prej vendeve) nuk është ende funksionale.
Por ka një ishull suedez në jug të Stokholmit, dikur i qetë, i cili prej muajsh jeton në një makth: ai është Gotlandi.
Deri vonë ai njihej si “Kapri i Veriut” dhe përshkruhej si më poshtë: “Fshatrat mesjetarë të mbrojtur nga Unesco, kuzhinë të shkëlqyer, plazhe të bardha dhe natyrë primitive. Një vend magjik, i formuar nga tekat e erës. Gurë kolosalë (shkëmbinj graniti të mbetur nga tërheqja e akullit) deri në dhjetë metra të lartë dhe livadhe të gjelbëruara, mullinj me erë.
Një legjendë tregon se Gotland, ishulli më i madh në Suedi, ishte një tokë e magjepsur që ngrihej çdo ditë nga ujërat e Balltikut dhe më pas fundoset në perëndim të diellit.
Derisa perëndia Thor e theu magjinë, duke e lënë të jetonte edhe natën. Tani ndihma e djalit të Odinit, mbrojtësit të botës kundër fuqive kaotike, do të duhej vërtet për të mbrojtur Gotlandin nga një hyjni më e vogël, Vladimir Putin.
Për herë të parë në shumë vite, ushtarët suedezë kanë filluar të patrullojnë rrugët dhe portin e Visby-t, kryeqyteti.
Në pyje, qindra ushtarë stërviten me veshje kamuflazhi për javë të tëra. Në çdo shtëpi ka një broshurë të shpërndarë nga autoritetet se çfarë duhet bërë në rast lufte.
Në vetëm pak muaj, parajsa u shndërrua në ferr. Ngjitur, në veri, është ishulli Fårö, ku Ingmar Bergman jetoi për një kohë të gjatë, duke xhiruar, “Skena nga një martesë” (sapo doli “Në ishullin e Bergman, nga Mia Hansen-Løve), u bë set i një filmi lufte.
Dhe pikërisht në Visby, qyteti më i madh në Gotland, ndodhej Villa Villacolle, shtëpia ku jetonte Pippi Longstocking (Pipi Çorapegjata), vajza e vogël nga seritë televizive të vitit 1969 (e njohur dhe e transmetuar edhe në Shqipëri).
Gotland ndodhet në qendër të Detit Baltik, në një pozicion strategjik. Për këtë arsye, gjatë shekujve Suedisë i është dashur të zmbrapsë disa herë përpjekjet për pushtim.
Rusët e kishin provuar në vitin 1808, kur trupat e Carit Aleksandër I, pushtuan ishullin për 26 ditë, deri në humbjen e tyre.
Gjatë Luftës së Ftohtë, ishin të pranishëm 25,000 ushtarë suedezë. Pas rënies së Murit të Berlinit, Stokholmi filloi të reduktonte shpenzimet e mbrojtjes dhe të shpërndante regjimentet.
Ishulli u demilitarizua plotësisht në vitin 2005. Por viti 2014, me pushtimin e Krimesë, shënoi një kthesë të re.
Suedia ka rivendosur shërbimin ushtarak, një regjiment me një bazë të përhershme pesë kilometra larg Visby-t dhe ka rivendosur një sistem të mbrojtjes ajrore.
Ndërsa Rusia përgatitej për luftë në janar, ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Peter Hultqvist, shpjegoi se nuk mund të përjashtohej mundësia e një sulmi ndaj Suedisë.
Ushtarët janë kthyer në masë: janë 400 dhe së shpejti do të bëhen 4 mijë. Gotlandi – i ngjashëm në madhësi me Majorkën (Spanjë), por me një popullsi 15 herë më të ulët (pak më shumë se 60,000 njerëz) – përshkruhet nga analistët si “një aeroplanmbajtëse gjigante e pambytur”.
Sipas Magnus Frykvall, i cili komandon regjimentin më të famshëm të Suedisë, i intervistuar nga gazeta spanjolle ‘El Pais’, “kushdo që kontrollon Gotlandin, mund të dominojë hapësirën ajrore dhe detare të Balltikut jugor”.
Nëse Rusia do ta pushtonte atë, ajo mund të instalonte raketa S-400 që do të kontrollonin të gjithë Balltikun. Anëtarësimi në NATO do t’i ofronte Aleancës Atlantike një pozicion të privilegjuar për të mbrojtur Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. Gotland ndodhet 300 kilometra larg enklavës ruse të Kaliningradit.
Dëshmi, se rreziku nuk është larg, por hapësira ajrore e ishullit tashmë është shkelur katër herë që nga fillimi i luftës nga luftanijet ruse dhe avionët luftarakë elektronikë.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskij, duke folur në Parlamentin suedez, i dha jetë hipotezës më të keqe me një frazë: “Moska po diskuton tashmë se si të pushtojë Gotlandin”.
Nuk dihet, nëse e tha si një armë presioni ndaj Stokholmit apo u bazua në informacione reale. Në ishull ka pasur disa demonstrata solidariteti me Ukrainën. Por frika është e dukshme.
Ministri i Financave, Max Elger, njoftoi se 155 milionë euro do të investohen për rinovimin dhe zgjerimin e infrastrukturës për të mbrojtur ishullin.
Janë bërë plane për të siguruar furnizime me ilaçe, ushqim, karburant, ujë.
Një atmosferë surreale për ishullin e mullinjve me erë, shtëpi muze me çati kashte, gurë gjigantë runikë të epokës së vikingëve, plazhe të bardha dhe shtëpizash peshkatarësh.“Si”