Gazetari Arian Çani dhe deputetja socialiste Ermonela Felaj kanë debatuar në studion e emisionit të “Të Paekspozuarit” lidhur me sulmet e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK dhe drejtësisë.
Çani e peti Felajn se në cilin vend të BE ndodh që Kryeministra apo Presidentë të sulmojnë drejtësinë, ndërsa Felaj foli për Bettino Kraksin dhe Mateo Renzin.
“Ku ka përfunduar Kraksi e dini? Vdiq në azil si i kërkuar pikërisht nga drejtësia. Po Renzi e dini ku ka përfunduar? Për dardha, e dini sa përqind ka fituar”, iu drejtua Çani.