Muaji në të cilin ndodhemi karakterizohet nga ndryshimi i madh i motit gjatë disa orëve, gjë e cila u pa edhe në ditën që lamë pas.
Ditën e mërkurë moti do të nisë i kthjellët. Gjatë mesditës e pasdites vranësirat do të vijnë drejt zhvillimit kryesisht përgjatë maleve.
Në këto zona në këto orare nuk do të mungojnë reshjet dhe shtrëngata e shiut. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim 1-8m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 8 deri 25°C
në zona e ulëta 10 deri 28°C
në zona bregdetare 11 deri 26°C