Një 50-vje♪ar ka humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga kati i 6-të. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kasem Shima”.
Viktima është identifikuar si Krenar Aliu, i cili ka rënë nga kati i 6-të i pallatit ku ka qenë duke punuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.