Pas Mirditës, Kukësi është qyteti i rradhës që konfirmon mbajtjen e protestës para komisariatit si reagim për vdekjen e të riut, Ilvi Meta i cili u gjet i pajetë brenda qelisësë komisariatit të Kavajës.
Organizimi i protestës do të bëhet nga dega e PD-së, kudo të mblidhen qytetarët, të cilët do të marshojnë deri në komisariatin e policise Kukës, ku do të zhvillojnë një protestë paqësore.
Njoftim!
Sot ora 20.00, në të gjithë vendin do të mbahet një procesion proteste në heshtje me qirinj të ndezur kryesisht i grave dhe të rinjve, në kujtim dhe shenjë proteste për vdekjen e të riut Ilvi Meta në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestë paqsore, sot në ora 20.00 para Komisariatit të Policisë Kukës ku do të ndezim nga një qiri për të reaguar ndaj dhunës shtetërore!
Takimi ora 19.30 përpara zyrave të PD Kukës.
Ju lutem vlerësojeni me shumë seriozitet, pasi reagimi qytetar ndaj padrejtësive në të gjitha format demokratike është misioni bazë i opozitarizmit!
Stop Dhunës Shtetërore!
✌️✌️. Partia Demokratike, Dega Kukës