Aktori Johnny Depp u drejtua drejt Amber Heard gjatë pushimit pas dëshmisë së saj tronditëse, gjatë së cilës ajo pretendoi se Depp e përdhunoi me një shishe disa javë pas martesës së tyre.
Teksa 36-vjeçarja zbriti nga karrigia, Depp, i cili është pothuajse i verbër në syrin e majtë dhe me shikim të kufizuar në të djathtën, filloi të lëvizte drejt Herdit.
Siç mund ta shihni në video, në atë moment mes dy ish-të dashuruarve dhe tani rivalë ka pasur pothuajse kontakt me sy, diçka që Depp e ka shmangur me zell gjatë dëshmisë së djeshme të ish-të dashurës së tij, duke ulur kokën dhe duke mbajtur vazhdimisht shënime.
Amber Heard Gets SCARED As Johnny Depp Approaches Her In Court pic.twitter.com/mheJKbHiDL
— HARD FACTOR (@HardFactorNews) May 5, 2022
Herd, me një shprehje të frikësuar në fytyrën e saj, bëri një hap prapa nga ish-i i saj, përpara se një nëpunës i gjykatës t’i vendoste dorën në gjoks Depp për ta drejtuar në anën tjetër. Ylli i “Pirates of the Caribbean” ngriti supet në mënyrë indiferente dhe i ktheu shpinën Herdit, ndërsa një punonjës tjetër e shoqëronte në vend të saj.
Sipas New York Post, pas “takimit të shkurtër”, Depp ka dalë për të pirë një cigare, ndërsa Herd ka qëndruar në vendin e saj gjatë gjithë pushimit 15-minutësh.
Gjatë dëshmisë së saj ditën e djeshme, 36-vjeçarja përshkroi një sherr të fortë që çifti pati në mars të 2015-ës, gjatë kohës që jetonin në Australi dhe Depp po xhironte filmin e pestë të “Pirates of the Caribbean”. Në rrëfimin e saj dramatik, Herd pohoi se pasi debatoi me Depp-in për faktin se ai pinte shumë, ai mbajti një shishe të thyer pranë fytyrës së saj dhe e kërcënoi se do ta priste. Më pas ai pretendoi se i kishte grisur rrobat dhe e përdhunoi me shishe, ndërsa e kërcënoi se do ta vriste.